28 Tetor, 2019
Falënderime për pjesëmarrjen në stërvitje
Përfaqësuesit e Programit të Përgatitjes dhe Reagimit në Rast të Katastrofave të KKRMV-së, sot më datë 25.10.2019, në ambientet e Komandës së Përbashkët Operative në Kumanovë morën pjesë në një punëtori për analizën e implementimit të “Reagimit Nacional 2019”. Qëllimi kryesor i këtij ushtrimi ishte demonstrimi i aftësive operative të KBO-së me njësitë e tjera në Armatën, QMK-në, DMSH-në, MPB-në, Kryqin e Kuq dhe agjencitë e tjera qeveritare dhe joqeveritare në përballimin e fatkeqësive natyrore. Komanda e Përbashkët Operative dha falënderime për pjesëmarrjen në stërvitjen e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut.