21 Shtator, 2021

Fjalim i d-r Sait Saiti, Sekretar gjeneral i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e vizitës së Kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev

I nderuar Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Zoran Zaev

I nderuar kryetar i Kryqit të Kuq të RMV-së,

Të nderuar përfaqësues të mediave,

 

Më jep kënaqësi të veçantë që kam mundësinë sot t’ju përshëndes në emër të anëtarësisë, vullnetarëve dhe punonjësve të Kryqit të Kuq të RMV-së.

 

I nderuar Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Në fillim, më lejoni të shpreh mirënjohjen time të veçantë për ju që gjetët kohë për të vizituar shtëpinë tonë të humanizmit, e cila është gjithmonë e hapur dhe i shërben interesit të mirëqenies së qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast, do të doja të shpreh mirënjohjen time publike për bashkëpunimin aktual me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministritë resore dhe mbështetjen që ju jepni për punën e organizatës sonë.

 

Kryqi i Kuq i RMV-së gjatë ekzistencës së tij nga viti 1945 e deri më sot vazhdimisht organizon dhe zbaton një sërë shërbimesh në vend në përputhje me misionin dhe mandatin tonë dhe parimet themelore të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Ne vazhdimisht nga e kaluara mësojmë, të jemi të gatshëm për të ardhmen, të jemi më të mirë dhe më të suksesshëm, gjithmonë në shërbim të përdoruesve të shërbimit tonë.

 

Kryqi i Kuq i RMV-së zbaton aktivitete dhe shërbime të ndryshme për avansimin e mirëqenies sociale dhe shëndetësore të qytetarëve. Gjithashtu vazhdimisht mobilizojmë vullnetarë dhe mjete për menaxhim me sfida humanitare të cilat dalin si rezultat i ndryshimeve klimatike dhe katastrofave natyrore të cilat për fat të keq shumë e më shumë janë të pranishme në vendin tonë, siç ishin zjarret e fundit në shtetin tonë.

 

Vazhdimisht investojmë në kompetencat dhe dituritë e resurseve tona njerëzore që të jemi edhe më tutje të njohur si liderë në punën humanitare, në fushën e avansimit të dhurimit vullnetar të gjakut, ndihmës së parë, promovimin e shprehive për jetesë të shëndoshë, promovimin e vullnetarizimit, diseminimin e vlerave humane dhe të drejtën ndërkombëtare humanitare, sigurimin e përkrahjes për emigrantët, të pastrehurtit dhe grupet tjera të goditura sociale në vend, animimin dhe përkrahjen për të rinjtë dhe personat e kategorisë së tretë, ngritjen e vetëdijes për gatishmëri dhe mbrojtje nga katastrofat, sigurinë në ujë dhe në male, dhe shumë aktivitete tjera të cilat i zbatojmë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Një ndër sfidat më të mëdha gjithsesi ishte dhe akoma është ballafaqimi dhe lehtësimi i pasojave nga pandemia e shkaktuar nga KOVID-19 dhe sigurimi i përkrahjes së kategorive të ndryshme qëllimore për promovimin e shëndetit të njerëzve. Jemi krenarëqë vullnetarët tanë të cilët ndihmuan dhe akoma janë aktiv në aktivitete më të ndryshme për ngritjen e vetëdijes për mbrojtje nga pandemia, sigurimi i ndihmës humanitare, përkrahja psikosociale për grupe të mjeruara të popullatës si dhe përkrahje në pikat e vaksinimit, në orvatjet tona të përbashkëta për menaxhim me pandeminë.

 

Në mjedisin e ri shoqëror, qeveritë nuk shihen më si aktorët e vetëm përgjegjës për sigurimin ose financimin e aktiviteteve të mirëqenies publike, por korrelacionet e reja promovojnë korniza të reja për bashkëpunim midis sektorëve të ndryshëm për të siguruar një përgjigje më të mirë ndaj sfidave më të vështira të fushës të zhvillimit dhe në sferën humanitare. Kjo është arsyeja pse sot, më shumë se kurrë, personalitetet  shtetërorë dhe jo-shtetërorë duhet të pajtojnë interesat dhe mundësitë duke ndërtuar koalicione ambicioze që korrespondojnë me vëllimin e sfidave që duam t’i zgjidhim në mjedisin humanitar.

 

Në këtë drejtim dëshiroj ta theksoj edhe iniciativën më të re të përbashkët të Kryqit të Kuq të RMV-së dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për sigurimin e qasjes komplementare të qëndrueshme për gatishmëri për veprim emergjent në rast të katastrofave në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sot, për kënaqësinë tonë të ndërsjellë, ne do të diskutojmë nismën tonë të përbashkët për bashkëpunim në krijimin e një programi rezervë të mallrave për reagimin emergjent. Ne besojmë se ky Program do të jetë një bazë e mirë për përgjigjen tonë të përbashkët ndaj sfidave humanitare që ndodhin në vendin tonë dhe në rajon si rezultat i krizave dhe fatkeqësive.

 

I nderuari z. Zaev

 

Ne do të jemi veçanërisht të kënaqur, që sot në bisedat tona t’ju paraqesim më në detaje disa nga aktivitetet e organizatës sonë. Shpresojmë që ju të ndiheni rehat në Kryqin e Kuq të RMV, të cilin shumë njerëz e njohin si vend për miqësi të reja, për të mësuar dhe shkëmbyer njohuri, për vullnetarizim, për anëtarësim, për t’i kushtuar njerëzimit një pjesë të jetës personale.

 

Më lejoni edhe një herë t’ju dëshirojmë mirëseardhje.

< kthehu mbrapa