Red Cross Shape
Fjalimi i Sekretarit të Përgjithshëm  D-r. Sait Saiti

2019-09-11

Fjalimi i Sekretarit të Përgjithshëm D-r. Sait Saiti

E nderuar z-ja Kejt Bërns, Ambasadore e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të nderuar përfaqësues të Ambasadës, deputetë, ministra, përfaqësues të partive politike, të bashkësive fetare në vend, bashkëpunëtorë, vullnetarë, mbështetës,

Zonja dhe zotërinj

Kam kënaqësinë që jemi sot këtu së bashku, me një iniciativë të përbashkët me të cilën ofrojmë ndihmë dhe mbështetje për kategoritë e prekshme dhe njëkohësisht ndërtojmë vazhdimësi që avancon relacionet tona, promovojmë dhe inkurajojmë humanizmin dhe solidaritetin, dhe motivojmë komunitetin.

Fillimet e këtij bashkëpunimi ishin në vitin 2009 në lidhje me ditën kombëtare amerikane të shërbimit dhe përkujtimit të viktimave të 11 shtatorit, një ngjarje që zhvendosi perceptimin global të vuajtjes.

Viteve të shkuara u bëmë të njohur në komunitet si shembull i përgjegjësisë individuale dhe shoqërore në vend, për shkak se u rritëm në një ngjarje që u mbështet në mënyrë masive nga një numër i madh miqsh, bashkëpunëtorësh, donatorësh tanë.

Shumë herë në të kaluarën populli amerikan dhe popujt tanë janë përballur me sfidat e kërkimit të aktivizmit pa dallim në fe, etni dhe gjini dhe kjo ishte ajo që na bëri më të fortë dhe na ngriti mbi vuajtjet njerëzore përmes zbutjes së tyre.

Ndenja se po ndihmon dhe mbështet dhe je pranë atyre që kanë nevojë për ndihmë, të gjithë ne na bën më të mëdhenj. Pikërisht të tillë janë 2200 dhurues të gjakut të cilët në 10 vitet e fundit në këto aksione kanë dhuruar gjak. Një respekt dhe falënderim i thellë për të gjithë donatorët, të cilët me mbështetjen e tyre prej 12 tonë ushqim dhe 250 000,00 denarë mundësuan të bëhen 1880 paketa me produkte ushqimore që ndihmuan direkt 7520 persona.

Të nderuar,

10 vjet bashkëpunim shënuan ndërtim miqësish, kujdes për të tjerët, humanizëm në vepër. Gjatë viteve mësuam më shumë për njëri-tjetrin, pranuam dallimet, vendosëm themele të forta duke i përmirësuar ato me kalimin e kohës. Duhet të vazhdojmë të përmirësohemi për t’iu përshtatur botës e cila vazhdimisht dhe shpejtë po ndryshon.

Në fund miq të nderuar më lejoni t’ju ftoj të gjithë ju, së bashku të dërgojmë porosinë se vlerat e dobishme për komunitetin meritojnë vazhdimësi. Një vazhdimësi nga e cila mësojmë ne, ju për veten tuaj, për të tjerët. Duke punuar së bashku mund të bëjmë më shumë, ta bëjmë më mirë dhe të arrijmë më larg.

 

Faleminderit për vëmendjen

Други вести

Dita e formimit të Kryqit të Kuq të RMV dhe Dita e dhurimit të gjakut në RMV

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026