Forcimi i gatishmërisë ndërkufitare përmes menaxhimit të përbashkët të rezervave të mallrave për situata emergjente në Evropën Juglindore
Në periudhën prej 22 deri më 24 mars 2022 në Mal të Zi-Kollashin, organizuar nga Kryqi i Kuq i Malit të Zi, u mbajt takimi i tretë i partneritetit në kuadër të projektit: Forcimi i gatishmërisë ndërkufitare përmes menaxhimit të përbashkët të rezervave të mallrave për situata emergjente në Evropën Juglindore.
Takimi i punës u fokusua në krijimin e softuerit rajonal me propozimin e përmbajtjes së skedave (llojet e rezervave të mallrave, ekipet e ndihmës, mjetet materiale dhe teknike), të cilat në rast fatkeqësie do t’u ofroheshin vendeve që do të prekeshin nga katastrofa.
U përgatitën gjithashtu Procedurat Standarde Operative për Menaxhimin Rajonal me aksione në rast katastrofe, të cilat do të lehtësonin bashkëpunimin dhe komunikimin ndërmjet Shoqatave Kombëtare në raste urgjente.
Takimi i punës përfundoi me shqyrtimin e planeve të ardhshme, si dhe me mundësitë për të aplikuar për një projekt të ri, për të cilin u prezantuan idetë me fusha specifike tematike me interes për të gjithë rajonin.