14 Korrik, 2020

Forum për dhurim vullnetar të gjakut

Në periudhën prej 10-12 korrik të vitit 2020 në Strugë në hotel “Solferino” u mbajt forum për dhurim vullnetar të gjakut me temë “Dhurimi i gjakut në situata krize dhe epidemi”. Në Forumin ishin të pranishëm 21 përfaqësues, anëtarë të Këshillit udhëheqës dhe të punësuar në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Institutit për mjekësi transfuziologjike, Shtabit gjeneral i ARM, Organizatave komunale të Kryqit të Kuq, Klubit të dhuruesve të gjakut, Radio televizionit të Maqedonisë, kompanive etj.

Në hapjen e Forumit para të pranishmive fjalim mbajti nënkryetari i Kryqit të Kuq të republikës së Maqedonisë së Veriut z. Dimitar karakulev dhe në mënyrë zyrtare e hapi forumin.

Në Forumin në dy sesione u përpunuan dy tema dhe atë:

  1. “Kontrolli dhe preventiva e COVID 19 dhe roli i Kryqit të Kuq në menaxhimin me organizimin e aktiviteteve për dhurimin e gjakutnë situata krize dhe pandemi”;
  2. “Dhurimi i gjakut gjatl COVID 19”.

Gjithashtu në Forum u diskutua edhe për përgatitjen e politikave dhe strategjive për dhurimin e gjakut në situata krize dhe epidemi u sollën përfundime gjenerale nga Forumi për dhurimin vullnetar të gjakut.

< kthehu mbrapa