7 Korrik, 2022

Forumi i IV për dhurimin e gjakut

Me rastin e 14 qershorit – Dita botërore e dhurimit të gjakut nga ana e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut u organizua Forumi i IV për dhurimin vullnetar të  gjakut, që u mbajt në periudhën prej 01 – 03 korrik të vitit 2022 në Qendrën për kuadro dhe rekreacione “Solferino” në Strugë.

 

Në Forumin ishin të pranishëm 16 përfaqësues të Zyrës qendrore të Kryqit të Kuq të RMV-së ku para të pranishmive mbajti fjalim sekretari i përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut d-r Sait Saiti.

Në Forum u prezantua tema “Forma të reja për motivim për dhurim vullnetar të gjakut në RMV në procesin Transformimi 28, ku gjithashtu u theksua puna e deritanishme në procesin Transformimi 28, ku u zhvillua edhe një panel diskutimi.

< kthehu mbrapa