Forumi i organizatave joqeveritare në kuadër të Konferencës Ministrore për Plakjen të UNECE-s
Këtë viti, Konferenca Ministrore për Plakjen është duke u mbajtur në Lisbonë, Portugali, më 21 dhe 22 shtator, organizuar nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën (UNECE). Tema e Konferencës ishte: “Një shoqëri e qëndrueshme për të gjitha moshat: Realizimi i potencialeve për jetë më të gjatë”.
Në kuadër të Konferencës më 20 shtator është mbajtur një forum i organizatave joqeveritare që punojnë në programet e plakjes, në të cilat janë përgatitur propozim-rekomandime për të tria temat e Konferencës për të cilat do të zhvillohen diskutime të paneleve të ekspertëve:
- Njohja e potencialeve të personave të moshuar
- Inkurajimi i një jete më të gjatë të punës dhe i aftësisë së punës
- Sigurimi i një plakjeje me dinjitet
Në këtë forum morën pjesë përfaqësues të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë dhe Shoqatës Qytetare “Humanost”, së bashku me përfaqësuesit e Kryqit të kuq të Serbisë dhe asociacionit “Osmijeh” të Bosnjës e Hercegovinës.
Qëllimi i pjesëmarrjes së organizatave joqeveritare në Forumin e OJQ-ve ishte të merret pjesë në rishikimin e Planit Ndërkombëtar të Veprimit të Madridit (MIPA) dhe Implementimi i Strategjisë Rajonale të UNECE-s, gjegjësisht të jepen propozim-rekomandime për vendet anëtare për forcimin e potencialit të MIPA-s si instrument i mbrojtjes së të drejtave të personave të moshuar.