
Fushata për ndihmën e parë – “Ndihma e parë shpëton jetë!”
Ndihma e parë është një ndërhyrje fillestare jetike që ndihmon në reduktimin e dëmtimeve dhe rritjen e mundësive për mbijetesë në një situatë ku jeta e një individi ose grupi njerëzish është në rrezik.
Me autoritetin dhe punën afatgjatë në planin e promovimit dhe zhvillimit të veprimtarisë në fushën e ndihmës së parë, Kryqi i Kuq i RMV-së punon aktivisht në forcimin e kapaciteteve ekzistuese materiale dhe njerëzore për ofrimin e shërbimeve efikase dhe cilësore në fushën e ndihmës së parë, prezantimi i aktiviteteve programore ekzistuese të reja dhe zhvillimi i tyre, zbatimi i tyre, nxitja dhe forcimi i bashkëpunimit të partneritetit.
Organizojmë kurse për trajnimin e kandidatëve për shoferë si dhe trajnime për ndihmën e parë për organizatat e punës dhe mjetet lundruese. Por ne japim një kontribut të veçantë në promovimin e ndihmës së parë në institucionet arsimore ku që në moshë të vogël u mësojmë të rinjve se si të japin siç duhet ndihmën e parë.
Kryqi i Kuq i RMV-së për Rininë organizon gara komunale dhe shtetërore për ndihmën e parë me qëllim të rritjes së vetëdijes së tyre dhe përmirësimit të njohurive të tyre për ndihmën e parë. Ndihma e parë është një aftësi jetësore e paçmuar që fëmijët duhet ta përmirësojnë gjatë gjithë jetës.
Nga maji i vitit 2022, Kryqi i Kuq nisi një fushatë të ndihmës së parë nën moton “Ndihma e parë shpëton jetë!”, e cila parashikon trajnime falas për ndihmën e parë për 25,000 fëmijë nga shkollat fillore dhe të mesme në të gjithë vendin deri në fund të vitit. Në këto trajnime fëmijët do të kenë mundësi të marrin njohuritë bazë për ndihmën e parë si një ndërhyrje e shpejtë dhe jetike që synon shpëtimin e jetës njerëzore, por edhe uljen e komplikimeve të dëmtimeve dhe paaftësisë.
Kryqi i Kuq i RMV-së ka realizuar një video promovuese për fushatën e ndihmës së parë. Promovimi i fushatës u realizua në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe më 8 maj 2022 në hapësirën publike Guaca në parkun e qytetit, Shkup. Në promovim, Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV shpalli fushatën, ndërsa fjalim mbajti edhe Ministri i Shëndetësisë D-r. Bekim Sali dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së arsimit m-r Aneta Tërpevska të cilët e përkrahën fushatën duke e përshkruar si një projekt i rëndësishëm dhe human ku do të përfshihen nxënësit.