5 Mars, 2020

“Fushatë për të ndihmuar foshnjet e lindura para kohe dhe të sëmura”

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut në hapësirat e veta më 03.03.2020 në ora 11:00 organizoi konferencë për shtyp ku Kryqi i Kuq nga sot e zbaton “Fushatën për të ndihmuar foshnjet e lindura para kohe dhe të sëmura”. Me qëllim që të sigurojë ndihma për repartin për Neonatologji pranë Klinikës universitare për sëmundje të fëmijëve – Shkup. Mjetet të cilat do të grumbullohen do të dedikohen për të furnizuar inkubator për foshnjet e lindura para kohe dhe foshnjet e sëmura në Klinikën për fëmijë.

Në këtë konferencë për shtyp fjalim mbajti sekretari gjeneral i Kryqit të Kuq d-r Sait Saiti, bashkëshortja e kryetarit të shtetit Dr. Elizabeta Georgievska dhe drejtoresha e Klinikës për fëmijë Dr. Natasha Najdanovska Allulloska. Përkrahës i “Fushatës për të ndihmuar foshnjet e lindura para kohe dhe të sëmurë” është bashkësahortja e kryetarit të shtetit Dr. Elizabeta Georgievska.

Prej sot në dispozicion janë edhe numrat e telefonit për donacione për shfrytëzuesit e Telekomit të Maqedonisë 143 400 dhe për shfrytëzuesit e A1 Maqedoni 143 400 ku me një thirrje nga cili do operator mund të dhuroni 100 denarë. Personat dhe kompanitë e interesuara mund të dhurojnë edhe nëpërmjet xhiro llogarisë të fondit për solidaritet 300000001327966.

 

< kthehu mbrapa