Gara e 26-të shtetërore e ndihmës së parë
Më 16.09.2017, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë organizoi Garën e 26-të shtetërore të ndihmës së parë me moton “Fatkeqësitë në shtëpi”.
Gara u mbajt në territorin e Komunës së Gazi Babës në shumë lokacione në vendbanimin Autokomandë. Në këtë garë morën pjesë 22 ekipe të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë – Organizatat komunale: Kumanovë, Manastir, Gazi Babë, Probishtip, Çair, Koçanë, Kërçovë, Gostivar, Veles, Ohër, Kisella Vodë, Krushevë, Strugë, Negotinë, Karposh, Radovish, Vallandovë, Vinicë, Prilep, Kriva Pallankë, Berovë, Qendër.
Në hapjen solemne, të pranishmëve iu drejtuan nënkryetari i kryetarit të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, Dr. Romel Velev dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, z. Toni Trajkovski i cili dhe shpalli të hapur Garën e 26-të shtetërore të ndihmës së parë.
Vendin e parë në këtë garë e zuri ekipi i ndihmës së parë të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë – Organizata komunale Kisella Vodë, vendin e dytë e zuri ekipi i ndihmës së parë të Kryqit të kuq të Republikë së Maqedonisë – Organizata komunale Çair, vendi i tretë i takoi ekipit të ndihmës së parë të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë – Organizata komunale Koçanë. Në bazën e diseminimit më i miri ishte ekipi i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë – Organizata komunale Kumanovë i cili tregoi njohuri më të mira për lëvizjen, vizionin dhe misionin e Kryqit të kuq.
Në mbylljen solemne të Garës shtetërore të ndihmës së parë, fillimisht fjalën e tij e pati kryetari i Këshillit organizativ të Garës shtetërore të ndihmës së parë, Dr. Burak Shabani, i cili kumtoi radhitjen e plasmanit të ekipeve të ndihmës së parë, dhe pastaj trofetë dhe medaljet për tre ekipet më të suksesshme i dha kryetari i Organizatës komunale të Gazi Babës, d-r. Petar Hristov, kurse sekretari i përgjithshëm i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, d-r. Sait Saiti ndau pllaka për bashkëpunimin e suksesshëm me sektorin e korporatave.