Gara e XXIII-të shtetërore, 20.09.2014 – Kumanovë
Gara e XXIII-të shtetërore e ekipeve nga ndihma e parë që në mënyrë tradicionale e organizon Kryxqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë, këtë vit do të mbahet më 20.09.2014 (e shtunë) në Kumanovë nën moton “Ndihma e parë në fatkeqësitë dhe katastrofat e përditshme”. Nikoqir i garës së sivjetme është Organizata komunale e Kryqit të Kuq Kumanovë.
Gara ka për qëllim ta promovojë ndihmën e parë tek popullata e re dhe në opinionin e gjërë duke theksuar komponentën humane që është me rëndësi të madhe për mundësimin e përditshmërisë së sigurt.
Gjithsej 26 ekipe, prej të cilave një me pjesëmarrje reviale dhe e përfaqëson Organizatën qytetare të Kryqit të Kuq Nish, ndërsa 25 të tjerat i përfaqësojnë organizatat komunale të Kryqit të Kuq të të gjithë territorit të RM-së do të garojnë në dhënien e ndihmës së parë gjatë llojeve të ndryshme të lëndimeve të paraqitura në mënyrë reale. Të rinjtë gjithashtu do të kenë mundësi t’i paraqesin dituritë e veta nga fusha e diseminimit dhe aftësitë në lojërat me karakter argëtues. Vendet e punës nga ndihma e parë dhe vendet e punës me karakter garues – argëtues do të zhvillohen përskaj “Kej Oktomvriska Revollucija” në Kumanovë përballë hallës sportive.
Hapja solemne është caktuar në ora 10.30, ndërsa gara fillon në ora 11.00 më 20 shtator të vitit 2014.