Informacion mbi pjesëmarrjen në Takimin Rajonal me temën Shërbimet e Kërkimit – Rivendosja e Lidhjeve Familjare dhe Mbrojtja e Të Dhënave
Në periudhën nga 05 deri më 06 nëntor të vitit 2019 në Beograd u mbajt Takimi Rajonal i cili në përputhje me Programin, zhvilloi temat e rivendosjes së lidhjeve familjare dhe mbrojtjes së të dhënave. Në takim morën pjesë përfaqësues të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Kroacisë, Rumanisë, Sllovenisë, Malit të Zi, Bosnjës e Hercegovinës, Zyrës Rajonale të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe nga Budapesti dhe Zyrës Rajonale të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të Beogradit.
Pjesa më e madhe e vëmendjes u përqendrua në Strategjinë e re të Rivendosjes së Lidhjeve Familjare të vitit 2020-2025, përgatitur nga Komitetit Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në bashkëpunim me anëtarët e Platformës së Rivendosjes së Lidhjeve Familjare e përbërë nga 28 Shoqata Nacionale të Lëvizjes dhe Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Strategjia është një nga dokumentet e dorëzuara për miratim në Kuvendin e Përgjithshëm të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe që mbahet muajin e ardhshëm në Gjenevë.
Dita e dytë e takimit iu kushtua temës së mbrojtjes së të dhënave si nocion i përgjithshëm, por dhe si nevojë gjatë punës në pjesën e Rivendosjes së Lidhjeve Familjare. Punëtoria u lehtësua nga Maria-Elena Ciccolini, Zyrtare Përgjegjëse për Mbrojtjen e të Dhënave në Zyrën e Komitetit Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq në Bruksel, për Evropën dhe Azinë Qendrore. Ajo në mënyrë shumë praktike transmetoi njohuritë e saja për bazat e mbrojtjes së të dhënave, por pjesën më të madhe ia kushtoi Rregullave të Mbrojtjes së Të Dhënave përgatitur nga Komiteti Ndërkombëtare i Kryqit të Kuq, që janë në lidhje me rivendosjen e lidhjeve familjare dhe mbrojtjen e të dhënave për personat e përfshirë në gjithë këtë proces.