Informacion mbi shënimin e javës së KKA – PVH
Vullnetarët nga klubi i të rinjve të Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit, shënuan javën e KKA – PVH në skenën e vogël të RTM. Nëpërmjet një shfaqjeje të vogël të përgatitur nga aktorja dhe regjisorja Snezana Koneska Rusi, vullnetarët nga klubi i të rinjëve prezantuan përpara publikut programin e PVH-së, mënyrën e realizimit të projekteve dhe mënyrën e mbledhjeve të fondeve për të ndihmuar target grupat, por gjithashtu promovuan dhe kulturën, paqen, tolerancën dhe bashkëjetesën në vendin tonë, që është një ndër qëllimet kryesore të javës së PVH-së.
Gjithashtu rrugëtimin e tyre pozitiv dhe motivues e treguan edhe akademiku Dr. Zhan Mitrev dhe d-r. Sait Saiti, Sekretar i përgjithshëm i Kryqit të kuq të Maqedonisë, të cilët përveç se janë shumë të mirë në punën e tyre, poashtu punojnë në emër të njerëzimit dhe përgjegjsisë kolektive.
Programi u pasurua me një pikë nga studioja e baletit Eureka, në të cilën ishin përfshirë edhe persona me paralizë cerebrale, me të cilët Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit ka një bashkëpunim të gjatë. Të rinjëve të cilët këtë vit bënë projekte të vogla, por me rëndësi shumë të madhe, u ndanë çmime për humanitetin e tyre, përkushtimin dhe dëshirën për të ndryshuar diçka në jetën e atyre që kanë më së shumti nevojë për mbështetjen tonë.