5 Nëntor, 2013

Informacion nga punëtoria e mbajtur për mbrojtje dhe vetmbrojtje në rast të katastrofave

admin-ajax.phpNë kuadër të projektit “Aktivitete për uljen e rreziqeve nga katastrofat” që në mënyrë financiare është përkrahur nga Gjysmëhëna e kuqe e Turqisë, më 08.11.2013 u mbajt punëtori për mbrojtje dhe vetmbrojtje në rast të katstrofave në rajonin e Dibrës. Punëtoria u mbajt në shkollën fillore komunale “Mustafa Kemal Ataturk” në Centar Zhupa. Përveç personelit, gjegjësisht arsimtarëve dhe personelit teknik të shkollës, morrën pjesë edhe përfaqësues të shkollave tjera të përfshira në rajonin e Dibrës dhe atë, të ShFK “Nexhati Zekerija” në fshatin Novak dhe Koxhaxhik, si dhe nga shkolla e mesme “ATA” në Centar Zhupa.
Sesioni për mbrojtje dhe vetmbrojtje në rast të katastrofave, u mbajt nga ana e koordinatorit të programit për përgatitje dhe veprim gjatë katastrofave. Pjesëmarrësit kishin mundësinë të njihen me karakteristikat e përgjithshme të katastrofave (natyrore dhe të nxitura nga njeriu), si dhe cilat aktivitete duhet të ndërmerren para, gjatë kohës dhe pas ndodhjes së katastrofës. Më vonë në kuadër të sesionit, pjesëmarrësit kishin mundësinë ta tregojnë njohurinë e tyre të fituar nëpërmjet trajnimit praktik ku në bazë të materies së dhënë gjenin zgjidhje përpër situata të caktuara të cilat mund të ndodhin.
Në mënyrë plotësuese, pjesëmarrësve iu prezantua metodologjia nga fusha e promovimit të higjienës me materiale përcjellëse, që më vonë nga ana e tyre do të prezantohen për pjesëmarrësit.
Punëtoria mbaroi me prezantimin e elaborateve dhe planeve konkrete për evakuim, gjegjësisht se cilat masa konkrete të ndërmerren dhe sipas cilit rend. Në elaborate përmbahen edhe informacione për atë se në cilat lloje të katastrofave gjendet rajoni, ashtu që edhe mënyrat e parapara të evakuimeve janë në pajtueshmëri me të njëjtat. Gjithashtu u dhanë edhe drejtime për përpunimin e skenarit të trajnimit simulues, ku pjesëmarrësit dhe personeli do të evakuohen në pajtueshmëri me planin e përgatitur.
Me implementimin e këtij projekti, drejtpërsëdrejti ndikohet në uljen e rreziqeve nga katastrofat në rajonin e Dibrës, gjegjësisht komuna Centar Zhupë.

< kthehu mbrapa