22 Mars, 2021

Integrated care and support service business development in the Red Cross of Republic of North Macedonia – financuar nga Agjencia austriake për zhvillim(ADA), Kryqi I Kuq I Austrisë, Kryqi I Kuq I Zvicrrës

Si rezultat i trendit të plakjes së vazhdueshme, ekziston një nevojë në rritje për zhvillimin e formave të ndryshme të kujdesit dhe mbështetjes për kujdesin e të moshuarve në vendin tonë.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KKRMV) tashmë është i njohur kombëtarisht në kujdesin për të moshuarit dhe përmes programeve të tij të verifikuara për ndihmë dhe kujdes të të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara në shtëpi prodhon kuadro (të verifikuar) dhe ofron shërbime të kujdesit dhe ndihmë për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara në shërbimet shtëpiake. Deri më tani, në territorin e RMV, KKRMV, brenda programit të saj, ka verifikuar 12 degë të OKKK.

Projekti Zhvillimi i shërbimeve të biznesit për kujdesin dhe mbështetjen e integruar në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KKRMV), financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim, Kryqi i Kuq Austriak dhe Kryqi i Kuq Zviceran, do të zgjasë për tre vjet dhe ka filloi zbatimin në shtator, 2020

Ky bashkëpunim i projektit përmban tre komponentë që do të mundësojnë ndihmën e të moshuarve në nevojë, duke siguruar qëndrueshmëri duke gjeneruar të ardhura dhe duke financuar shërbimet shëndetësore dhe sociale për një periudhë më të gjatë kohore. Ne presim që përmes kësaj iniciative të projektit KKRMV për këtë shërbim të sigurojë vetë-qëndrueshmëri të plotë.

 

Aktivitetet e parapara:

 

Përgatitja e një studimi të fizibilitetit dhe planit të biznesit për ngritjen e Qendrave Social-Mjekësore në Shkup dhe Dojran.

Zbatimi i shërbimit për Buton emergjent, me mbulim fillestar të 60 përdoruesve nga territori i qytetit të Shkupit, ku do të testohet modeli.

Hapja e një Qendre Rajonale në Strumicë për të ofruar trajnime dhe shërbime të çertifikuara për kujdestarët në shtëpi për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara, duke përfshirë qytetet Radovish, Gjevgjeli, Dojran dhe Vallandovë.

KKRMV brenda këtij projekti parashikon të bëjë bashkëpunim dhe të sigurojë partneritete publike dhe private (vendase dhe ndërkombëtare) në mënyrë që të sigurojë një zhvillim të qëndrueshëm.

 

 

Statusi

Në vijim

Kohëzgjatja e projektit

Shtator, 2020 – Gusht, 2023

Donator

Agjencia austriake për zhvillim (ADA), Kryqi i Kuq i Austrisë, Kryqi i Kuq Zvicërran

Partnerë tjerë

Kryqi i Kuq austriak

Kryqi i Kuq Zvicërran

Mjete financiare

800,000.00 €

Të siguruara nëpërmjet:

200,000.00 € Kontribut nacional i Kryqit të Kuq të RMV

200,000.00 € Kontribut nacional i Kryqit të Kuq të Austrisë

600,000.00 € Përkrahje nga Agjencia austriake për zhvillim

< kthehu mbrapa