Java e kujdesit për personat e moshuar
Prej 18 deri më 24 nëntor të vitit 2013 nën moton: “Ne dëshirojmë, Ju dini, Sëbashku mundemi”, Kryqi i Kuq i RM-së do ta shënojë Javën tradicionale të kujdesit për personat e moshuar” me qëllim që të ngritet vetëdija publike për të drejtat e personave të moshuar, si dhe të sigurohet përkrahja dhe kujdesi i personave të moshuar.
Në kënaqësinë tonë edhe këtë vit EVN Maqedoni SHA Shkup si kompani shoqërore përgjegjëse është donator dhe partner i yni në implementimin e aktiviteteve për të ndihmuar dhe për t’u kujdesur për personat e moshuar në bashkësi. Në bashkëpunim me Entin për punë sociale, Shtëpinë e shëndetësisë Shkup dhe EVN Maqedoni është përgatitur material promovues fletushkë dhe poster. Në kuadër të Javës do të organizohet aksion për matje pa pagesë të sheqerit në gjak për 2000 persona të moshuar, për çka EVN Maqedoni siguroi lenta dhe lanqeta për marrjen e gjakut.
Në kuadër të kësaj jave nëpërmjet organizatave komunale të Kryqit të Kuq dhe Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit do të organizohen shumë aktivitete humanitare: punëtori edukative, punëtori kreative me personat e moshuar, ekspozita të punimeve në dorë, vizita të personave të moshuar, kontrollime pa pagesë, vizita në shtëpitë e personave të moshuarm në shtëpitë për pensionistë etj. Përvoja e deritanishme e vërteton numrin prej 5000 persona të moshuar të cilët për çdo vit janë të përfshirë me aktivitetet tradicionale.
Aktivitetet në nivel lokal do të implementohen në bashkëpunim me shoqatat komunale të pensionistëve me të cilët Kryqi i Kuq i RM-së vazhdimisht realizon bashkëpunim të mirë, si dhe me qendrat për punë sociale dhe shoqatat e qytetarëve me të cilat organizatat komunale të KK realizojnë bashkëpunim partneror.
Me rastin e javës më 18.11.2013 do të organizohet ngjarje në Qendrën ditore për persona të moshuar të Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit, ku në mënyrë zyrtare do të jepet donacioni i EVN Maqedoni për përkrahjen e aktiviteteve për kujdesin e personave të moshuar në kushte shtëpiake të cilat KKRM-së i implementon nëpërmjet KK të qytetit të Shkupit dhe organizatave komunale të KK Veles, Kriva Pallankë, Kërçovë dhe Dibër. Në këtë ngjarje do të mbajnë fjalim Ministri për punë dhe politikë sociale z. Dime Spasov, Kryetari i Këshillit drejtues i EVN Maqedoni z. Henkst Verner dhe sekretari gjeneral i KKRM-së z. Sait Saiti.