16 Nëntor, 2018

“Java e kujdesit për të moshuarit”

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë nga 19 deri më 25 nëntor të vitit 2018 shënon “Javën e kujdesit për të moshuarit” me moton: “Të gjithë ne jemi fëmijët e tyre”. Qëllimi i shënimit të kësaj jave është ngritja e ndërgjegjes publike për nevojën e integrimit më të madh të personave të moshuar në të gjitha sferat e jetës shoqërore, si dhe nevoja për sigurimin e kujdesit dhe ndihmës për të moshuarit.

Në kuadër të Projektit Rajonal “Ndërmarrja e aksionit për përfshirjen sociale të personave të moshuar”, financuar nga Bashkimi Evropian, mbështetur financiarisht nga Kryqi i kuq i Austrisë dhe Agjencia Austriake e Zhvillimit, implementimin e të cilit Kryqi i kuq i RM-së e bën në partneritet të përbashkët me Shoqatën “Humanost”, është siguruar mbështetja për shënimin e kësaj jave për çka janë përgatitur materiale promovimi me një përmbajtje të rastit për informimin e të moshuarve për të drejtat e tyre për mbrojtjen sociale dhe shëndetësore. Këtë viti përveç anëtarëve të rrjetit “InkluzivaM”, në shënimin e Javës u përfshinë edhe gjashtë shoqatat e qytetarëve që kanë marrë nën-grante dhe të cilët kanë bërë implementimin e projekteve për përfshirjen sociale të personave të moshuar.   

Kryqi i kuq i RM-së në bashkëpunim me Shoqatën “Humanost”, më 19 nëntor të vitit 2018 do të organizojë një punëtori me përfaqësuesit e mediave me qëllim të njoftimit të tyre me temat që janë me rëndësi për të moshuarit, tema që janë përfshirë përmes anëtarëve të rrjetit “InkluzivaM”.

Gjatë kësaj jave përmes organizatave komunale të Kryqit të kuq, Kryqi i kuq i qytetit të Shkupit, si dhe anëtarët e “InkluzivaM” dhe shoqatat tjera, do të organizohen aktivitetet në vijim: aksioni për matjen falas të sheqerit në gjak dhe shtypjes së gjakut për të moshuarit, punëtori me përfaqësues të institucioneve qeveritare, sektorit civil dhe privat për inkurajimin e aktiviteteve për plakje aktive, vizita të personave të moshuar, të vetmuar dhe të pafuqishëm në shtëpitë e tyre, duke përfshirë vullnetarët e rinj të Kryqit të kuq dhe punonjësit shëndetësorë (kontrolle falas, ofrim i ndihmës etj.), punëtori edukative në tema me interes për të moshuarit, punëtori kreative, aktivitete rekreative, gara sportive, takime dhe shoqërime ndërmjet gjeneratave, si dhe punëtori tematike për inkurajimin e përfshirjes sociale të personave të moshuar.  

< kthehu mbrapa