JAVA E KUJDESIT PËT TË MOSHUARIT – PANAIRI I MINI AKTIVITETEVE
Më 21.11.2016, në ditën e pare nga java e kujdesit për të moshuarit, e cila shënohet nga 21 deri më 28 nëntor nën moton; “ Të gjithë jemi fëmijët e tyre” u realizua një mini panair në QIK (Qendra Kulturore e Informacionit). Me këtë ngjarje filloi aktiviteti tradicional kalendarik – Java e kujdesit për të moshuarit, e cila u shënua në kuadër të “Qendrës ditore për persona të moshuar dhe qendrës për dhënien e ndihmave në kushte shtëpiake” – Kujdesi për personat e moshuar. Në ngjarjen përveç shtabeve promotive çdo vizitor ka mund ta kontrollojë nivelin e sheqerit në gjak dhe shtypjen e gjakut. Më shumë se 200 persona e vizituan ngjarje, ndërsa fjalimin e bëri sekretari gjeneral i Kryqit të kuq Z. Sait Saiti i cili edhe e bëri hapjen e kësaj ngjarjeje. “Në kuadër të aktivitetiteteve të përditshme kalendarike duhet të theksoj se pesë qendra të mbështetura nga EVJ ja dhe Fondacioni Albiz, në ditë kanë qenë të shërbyer 400 persona të moshuar, kemi më shumë se 700 vizitorë në ditë, gjatë kësaj jave do të jenë të kyqur 5000 njerëz, vullnetarë të Kryqit të kuq të RM së për realizim më të suksesshëm dhe më efikas – deklaroi Saiti”.