7 Dhjetor, 2016

JAVA E LUFTËS KUNDËR TREGTISË ME NJERËZ

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë si anëtar i Sekretariatit të Komisionit nacional për luftë kundër tregtisë me njerëz  dhe emigrim ilegal, jep kontribut aktiv në luftën kundër tregtisë me njerëz – që paraqet problem global dhe reflektohet edhe në Maqedoni.

Në këtë drejtim Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë edhe këtë vit prej 2 deri më 9 dhjetor kyçet në shënimin e Javës së luftës kundër tregtisë me njerëz me organizimin e aktiviteteve preventive nëpërmjet Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe organizatat komunale të Kryqi të kuq Gazi Babë, Kavadar, Manastir, Veles, Ohër, Berovë, Vallandovë, Radovish, Kumanovë, Kërçovë, Koçan, Krushevë dhe Sh. Nikollë.

Me këtë rast do të organizohen gjithsej 17 punëtori për edukim moshatar të të rinjve në shkolla fillore dhe të mesme. Me aktivitetet preventive do të përfshihen gjithsej mbi 420 nxënës. Mësimet preventive kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes tek rinia, njohja e mënyrave nëpërmjet të cilave rinia mund të jenë të futur në tregtinë me njerëz dhe për vetmbrojtjen e tyre.

< kthehu mbrapa