21 Shtator, 2018

Java e PHV-së

Me vendim të Bordit ekzekutiv të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë që nga viti 2012 shënohet Java e PVH (Promovimi i vlerave humane) e cila është edhe pjesë tradicionale e kalendarit të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë. Qëllimet e kësaj jave janë: promovimi i kulturës, paqes, bashkëjetesës dhe tolerancës, aktivizimit të të rrinjëve gjatë periudhës së verës, promovim lokal i klubeve të të rrinjëve në çdo qytet, promovim i Kryqit të kuq dhe ndryshimi i rutinës së përditshme të të rrinjëve. 

Ideja është që gjatë kësaj jave grupa e njejtë e të rrinjëve, të cilët kanë punuar projekte të vogla gjatë këtij viti, përsëri të rekreohen, në mënyrë interesante të përfshihen dhe të nxiten që të jenë kreativ dhe në mënyrë kreative ta prezantojnë organizatën.

Diku rreth 900 të rrinjë çdo vit rekreohen, përderisa diku rreth 6000 njerëz i përcjellin këto ngjarje në nivel kombëtar.

Aktivitetet janë të unifikuara, me qëllim që mesazhi të përcillet më fuqishëm në nivel të çdo organizate komunale të Kryqit të kuq, por edhe në nivel kombëtar. Këtë vit cdo organizatë komunale do të organizojë një event ku do të ftohen tre përfaqësues, nga qyteti ku shënohet kjo javë, të cilët janë shembull pozitiv dhe të cilët duhet ta ndajnë eksperiencën e tyre, se çka ata kanë bërë për komunitetin e tyre. Eksperienca e tyre duhet të jetë motivuese dhe të nxisë dëshirë te publiku i gjërë që edhe ata të përfshihen në këto aktivitetete vollontere.  

Në fund të eventit është e paraparë që në mënyrë solemne t’u shpërndahen diplomat të rrinjëve të cilët këtë vit kanë punuar projekte të vogla për PVH. Në këtë mënyrë do ta shquajmë mundin e tyre, dhe do t’i motivojmë që të vazhdojnë të jenë vollonterë në kuadër të organizatës sonë. Do të prezantohen edhe projektet e vogla që të njoftohet publiku me punën e këtyre të rrinjëve dhe t’u bëhet atyre me dije se edhe ata janë heronjtë tanë lokal.

Këtë vit në kuadër të programës janë punar 150 projekte të vogla, janë mbajtur 26.199 orë vollontere, dhe u është ndihmuar 3.183 njerëzve nga 1.036 të rrinjëve.

< kthehu mbrapa