7 Tetor, 2022

Java e të Rinjëve

Në periudhën 1-7 Tetor tradicionalisht festojmë Javën e të Rinjëve nën moton “Bëhu arsyeja e buzëqeshjes së dikujt.”Këtë javë ia kushtojmë punës, sukseseve dhe arritjeve që të rinjtë tanë kanë arritur në kuadër të Kryqit të Kuq të RMV.

Çfarë ju pret këtë javë?

 

Aktivitete dhe evente interesante në të gjithë vendin përmes të cilave ne do të afrojmë punën tonë me secilin prej jush, duke ju detyruar një buzëqeshje në fytyrën tuaj.

 

33 lokacione në vend do jenë Zonat e kuqe për të rinjtë, ku do të promovohen aspektet kyçe të punës rinore, por edhe argëtimi, miqësia dhe momentet e paharrueshme që shoqërojnë punën. Çdo zonë do të ketë kënde të veçanta me programet tona duke përfshirë këndin e shëndetit mendor, këndin e përfshirjes kreative, këndin e promovimit të vlerave njerëzore, këndin e ndihmës së parë dhe sigurisht kënde të tjera argëtuese-kreative. Pra, nëse hasni posterin më poshtë në rrjetet sociale, ndaloni së lëvizuri dhe zbuloni më shumë rreth zonës së kuqe më të afërt me ju.

Nisma jonë e radhës për këtë javë është vazhdimësi e motos “Bëhu arsyeja për buzëqeshjen e dikujt” e cila do të zbatohet në partneritet me kafenetë lokale në qytetin tuaj. Tani ne do ta pasurojmë kafen tuaj të zakonshme me një dozë humanizmi dhe ajo do të shndërrohet në një filxhan dashurie me gjestin më të vogël me të cilin do të tregoni mirësi.

 

Mund të mësoni për ngjarjet në faqet në Facebook ose Instagram të Klubit të Rinisë në qytetin tuaj.

 

< kthehu mbrapa