Java për luftë kundër tregtisë me njerëz
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë edhe këtë vit prej 02 deri më 09 dhjetor do të kyçet në shënimin e “Java e luftës kundër tregtisë me njerëz”.
Në kuadër të aktiviteteve preventive do të organizohen punëtori për edukimin moshatar të të rinjve në shkolla fillore dhe të mesme që do të realizohen nëpërmjet Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit dhe organizatave komunale të Kryqit të Kuq Manastir, Shtip, Kavadar, Dibër dhe Strugë. Mësimet preventive kanë për qëllim ngritjen e vetëdijes tek rinia, njohjen e mënyrave nëpërmjet të cilave rinia mund të futet në tregtinë me njerëz dhe vetmbrojtja e tyre. Gjatë javës prej 02 deri më 09 dhjetor, në QT Ramstor do të vendoset tendë ku vullnetarët e rinj të Kryqit të Kuq të qytetit të Shkupit do të shpërndajnë materiale promovuese.