21 Mars, 2017

JEPEN DONACIONE PËR SHKOLLAT FILLORE NË RAJONIN E PËRMBYTUR NË SHKUP

Më datën 20 mart 2017 në Panairin e Shkupit, në prani të Ambasadorit të Austrisë në Republikën e Maqedonisë, përfaqësues të pushtetit lokal të komunës së Gazi Babës dhe Haraçinës, janë dhënë donacione të pajisjeve kompjuterike për 6 shkolla fillore, edhe atë për SHFK “Kërste Misirkov” – Shkup, SHFK “25 Maj “- Shkup, SHFK “Cirili dhe Metodi “- Shkup, SHFK “Naumi i Ohrit” – Shkup (për shkollën rajonale në fshatin Bullaçan dhe shkollën rajonale në fshatin Creshevë) të komunës së Gazi Babës dhe SHFK “Gjergj Kastriot – Skenderbeu” të komunës së Haraçinës. Donacioni prej një laptopi, një projektori LCD dhe një ekrani të projektimit për këto shkolla është siguruar nga Kryqi i kuq Gjerman. Gjatë kësaj ngjarjeje u prezantuan aktivitetet e ndërmarra për mbështetjen e popullsisë së përmbytur nga ana e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë dhe veçanërisht është theksuar mbështetja e Kryqit të Kuq të Austrisë, i cili është një partner i vjetër i Kryqit të kuq të Maqedonisë në disa fusha programore.

Sekretari i përgjithshëm z.Sait Saiti drejtoi një falënderim të madh për qytetarët e Republikës së Maqedonisë, kompanitë, mbështetësit tanë, organizatat vendore dhe ndërkombëtare, qeveritë e vendeve dhe për të gjithë ata që ishin përfshirë në aktivitetet të cilat mblodhën mbi 80 milionë denarë dhe një ndihmë të madhe materiale për 4751 familje. Një prezantim i veçantë u zhvillua për Projektin “Rimëkëmbja e hershme dhe qëndrueshmëria” e cila ka ndihmuar 320 familje të identifikuara si më të rrezikuara nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, implementimi i të cilit është bërë me mbështetjen e Kryqit të kuq të Austrisë dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim.

< kthehu mbrapa