4 Shtator, 2015

John Engedal Nissen prej 05 Gusht 2015 është delegat për komunikim në raste urgjente (FNKK/GJHK) në Republikën e Maqedonisë – Kryqi I kuq I RM-së.

John Engedal Nissen Unë jam gazetar I trajnuar dhe vitin e kaluar kam punuar si gazetar në Kryqi e kuq të Danimarkës. Për momentin jam I dërguar nga ana e FNKK/GJHK si delegate për komunikime në raste urgjente në Republikën e Maqedonisë për krizën me emigrantët. Puna ime është që të krijoj vetëdije për nevojat humanitare për mijëra emigrantët të cilët lëvizin nëpër Maqedoni, dhe si Kryqi I kuq u ndihmon këtyre njerëzve. Shumica prej tyre janë në rrugë të vështirë më shumë ditë duke kërkuar strehim dhe siguri, e në mënyrë plotësuese kanë edhe vuajtje të llojit të dhunës, humbje të të aëfrmive, shtëpi të shkatërruara etj. Me rëndësi është të vazhdohet me përkrahjen humanitare për këta persona të mjeruar – dhe se kjo është arsyeja për të cilën jam këtu. Isha edhe në kufirin jugor në afërsi të Gjevgjelisë dhe në kufirin verior në Tabanoc, në të dy vendet është I pranishëm Kryqi I kuq I RM-së ku mes tjerash shpërndan edhe ujë, ushqim, pako për higjienë dhe siguron intervenime mjekësore. Përgjigja është e nevojshme dhe mire e organizuar. Vetëm në muajin Gusht më shumë se 8500 fëmijë emigrantë morën ndihmë nga ana e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë. Emigrantët me të cilët kam biseduar personalisht, më treguan se me rëndësi të madhe për ata është ndihma të cilën e marin, posaçërisht për fëmijët, dhe si trajtohen me respekt të madh si qenie njerëzore. Shumica tregonin tregime rrënqethëse dhe të dhimbshme për atë se pse dhe si e kanë patur patjetër ta lëshojnë vendin e tyre për të kërkuar strehim.

pr.

< kthehu mbrapa