3 Shkurt, 2015

JUBILE – 70 VJET KRYQI I KUQ I RM-së – FILLIMI DHE HAPAK DREJT ZHVILLIMIT

Logo-crven_krst_na_rm_615

Nëse koha është dëshmitar i ngjarjeve, atëherë aktivitetet intenzive programore në dekada të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë janë dëshmi për besimin e fuqishëm të dhënë në parimet dhe qëllimet e misionit të thellë human të lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe.
Nuk mund të flasim për realizim të suksesshëm të aktiviteteve, e të mos përmendim treguesin programor dhe kyçjen jo vetjake dhe ndihmën e institucioneve dhe organeve në Republikën e Maqedonisë si dhe Komitetin ndërkombëtar të Kryqit të kuq dhe Federatën ndërkombëtare të shoqatave nacionale të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe.
Një ndër përfitimet më të çmueshme në zhvillim janë anëtarët dhe vullnetarët e mëdhenj me entuziazëm të cilët besojnë në misionin e thellë senzibil human të Kryqit të Kuq, të cilët pa kursyer kohën e tyre, duke përdorur kapacitetet e veta, zbatojnë aktivitete për përkrahjen e popullatës dhe qytetarëve në Republikën e Maqedonisë me promovimin e parimeve themelore: humanitet, paanshmëri, neutralitet, pavarsi, vullnetarizëm, bashkim dhe universalitet.
Bashkëpunimi i zbatuar me mediat lokale dhe nacionale në Republikën e Maqedonisë dhe entuziazmi gazetaresk, vetëdija dhe kuptimi për aspektet e thella humane të Kryqit të Kuq për ngritjen e vetëdijes së popullatës për punën e Kryqit të Kuq në vend.
Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në mënyrë zyrtare është formuar menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore në vitin e lashtë të 1945, në kohën kur jeta dhe dinjiteti i njeriut dolën nga traumat e mëdha.
Siç përtriheshte shteti ashtu lirohej hapësira e zhvillimit ekonomik, ashtu edhe Kryqi i Kuq detyrën e vet e gjente në ndihmën e qytetarëve të cilët ishin në fatkeqësi dhe të cilët kishin nevojë për dorë të shtrirë. Në ndihmën e bashkësive të përfshira nga katastrofat natyrore, shpeshherë ndihma e parë vinte nën ëmblemën e Kryqit të kuq.
Kryqi i kuq i Maqedonisë është formuar më 17 mars të vitit 1945 kur është mbajtur edhe Kuvendi themelues. U pavarsua në vitin 1992 pas pavarsimit të Republikës së Maqedonisë. Në vitin 1993 Qeveria e Republikës së Maqedonisë i pranoi Konventat e Gjenevës nga 12 gushti i vitit 1949 dhe Protokolet plotësuese të vitit 1977, ndërsa më 26 korrik të vitit 1994 Kuvendi e votoi Ligjin për Kryqin e kuq të Republikës së Maqedonisë. Me plotësimin e kushteve për njohjen dhe anëtarësimin në Lëvizjen ndërkombëtare, Kryqi i kuq i Rerpublikës së Maqedonisë u njoh nga Komiteti ndërkombëtar i Kryqit të kuq so shoqatë e posaçme nacionale dhe i pranuar si anëtar i 169-të i Federatës ndërkombëtare të Kryqit tëkuq dhe Gjysmëhënës së kuqe të Kuvendit gjeneral në Gjenevë më 27 nëntor të vitit 1995.
Rruga e gjatë e zhvillimit është e thurrur me sjelljen e vendimeve, përfundimeve, programeve, strategjive, politikave të posaçme dhe realizim të projekteve nëpërmjet aktiviteteve të rregullta dhe të jashtëzakonshme me dëshmi të vazhdueshme para opiniot vendas dhe të jashtëm për atë që sot paraqet Organizata e Kryqit të kuq duke qëndruar drejtë para vullnetarëve të vet.
Këtu është edhe bashkëpunimi me sektorin korporativ dhe donatorët për ndarjen e resurseve dhe përkrahjen e aktiviteteve ndërsa promovimi publik i donatorëve dhe sponsorëve kërkon edhe llogaridhënie publike për punën tonë.
Puna zhvillohet në mënyrë të koordinuar me të tjerët të cilët angazhohen kah standardet e vërtetuara dhe praktikat e mira nëpërmjet: promovimit praktik të parimeve themelore të Lëvizjes dhe vlerave humane dhe parimeve të Drejtës ndërkombëtare humanitare, në drejtim për të bindur opinionin dhe pushtetin për misionin human; ngritje të vetëdijes dhe diturisë për kompetencat humanitare posaçërisht kah nevojat e grupeve të mjeruara; zhvillim të metodologjisë për diplomaci humanitare në drejtim të partneritetit, dialogut dhe besimit efikas; inicim të hapave aksionale për përshtatjen e rregullores juridike për nevojat e Kryqit të kuq; harmonizim të legjislativës nacionale me të drejtën ndërkombëtare humanitare.
Për shkak të realizimit të qëllimeve më afatgjate strategjike dhe nevojave bashkëkohore, si dhe vërtetim të subjektivitetit personal brenda në shtet dhe në nivel ndërkombëtar, në Kryqin e kuq të RM-së vazhdimisht ndërmeren aktivitete juridike intenzive operative strukturale dhe formale.
Brendi apo shenja mbrojtëse – Lryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë (KKRM) e thekson rrënjën e humanitetit dhe sistemin e vlefshëm për t’i ndihmuar ata të cilët kanë nevojë, e jep lidhjen historike dhe funksionale me Lëvizjen ndërkombëtarer të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, e thekson legjitimitetin dhe kredibilitetin publik, e siguron komunikimin me opinionin dhe posaçërisht opinionin e mjeruar dhe bën mbrojtjen e dinjitetit gjatë aktiviteteve në kuadër të misionit dhe vizionit e proklamuar human.
Shpërblimi më i rëndësishëm të cilin e ka fituar kjo organizatë është falënderimi i përditshëm i mijëra njerëzve të cilët marin ndihmën e nevojshme nëpërmjet Kryqit të kuq. Shënimi i këtyre ngjarjeve jubilare për respekt është nxitja dhe sfidat e Organizatës për hapa të mëtutjeshme zhvillimore.

< kthehu mbrapa