15 Tetor, 2018

Kampanja me rastin e 16 tetorit – Dita e urisë

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë me rastin e 16 tetorit – Ditës së urisë ka organizuar kampanjë me moton “Mendoni edhe për ne”. Me kampanjën, si dhe përmes shumë aktiviteteve tjera, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë ka dhënë kontribut të madh për reduktimin e varfërisë dhe përjashtimin social të qytetarëve, si në nga qëllimet kryesore të strategjisë, dokument i cili e thekson synimin e Republikës së Maqedonisë për ta barazuar nivelin e përfshirjes dhe mirëkuptimin në të gjitha shtresat e shoqërisë.

Në kuadër të kampanës organizohen akcione humanitare për sigurimin e donacioneve në të holla dhe ushqim në bashkëpunim me institucionet arsimoro-edukative, asociacione të qytetarëve, odat ekonomike të Maqedonisë si dhe në bashkëpunim me kompanitë dhe qytetarët. Këto aktivitete implementohen gjatë javës nga 16 deri më 22 tetor të vitit 2018 përmes organizatave komunale të Kryqit të kuq të RM-së dhe Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit.

Donacionet mund të paguhen në xhiro llogarinë e Fondit për solidaritet të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë 300000001327966 Numri i taksave: 4030984271620 AD Komercijalna banka Skopje, si dhe mund të jepen donacione nga 100 denarë më thirrje në numrat e telefonit: 070/075/077 143 – 400. Donacionet e mbledhrua nga këto akcione humanitare do të përdoren për të siguruar ushqim për popullatën më të prekshme të shoqërisë e cila do të shpërndahet përmes organizatave komunale të Kryqit të kuq.

Në kuadër të kampanjës Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë përfshihet edhe në manifestimin bamirës “Ushqe 10.000” – akcion humanitar për sigurimin e ushqimit, që do të organizohet më 16 tetor nga ora 10 deri në ora 19, në bashkëpunim me asociacionin “Ajde Makedonija” përmes Kryqit të kuq të qytetit të Shkupit dhe organizatave komunale të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, siç janë Manastiri, Kumanova, Prilepi, Strumica, Radovishi, Gjevgjelia, Gostivari, Koçani dhe Vinica.

< kthehu mbrapa