
Kërkesë ofertash për shitjen e automjeteve për pasagjerë
Të nderuar,
Ju lutemi të na dorëzoni një ofertë për blerjen e automjeteve për pasagjerë, që janë në pronësi të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në bazë të vendimeve të marra nga Bordi Drejtues i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e mbajtur më 28.07.2022 për shitjen e automjeteve për pasagjerë në pronësi të Kryqit të Kuq të RMV (vendimi nr. 0202-802/3 dhe vendimi nr. 0202-802/4), me karakteristikat e mëposhtme:
Tabelë me karakteristikat kryesore
Artikuj |
Karakteristikat |
Sasia |
Automjete pasagjerësh |
1. Marka CITROEN C3 – vëllimi i motorit: 1560 – fuqia e motorit (KW/KS): 55 – numri i shasisë : VF7SCHKCEW622602 – viti i prodhimit: 2014 – targat: SK 3809 AK – kilometra të kaluara: 95,700 2. Marka CITROEN BERLINGO – vëllimi i motorit : 1560 – fuqia e motorit (KW/KS): 73 – numri i shasisë: VF77JBHY6GN512359 – viti i prodhimit: 2016 – targa: SK 2618 AL – kilometra të kaluara: 71.900 |
1
1
|
Automjetet për pasagjerë do të jenë të disponueshme për inspektim për personat e interesuar fizikë dhe juridikë nga periudha 19 deri më 21 dhjetor të vitit 2022, nga ora 09:00-16:00 në parkingun KJUBI Maqedonia – vendet e parkimit janë të shënuara për Kryqin e Kuq të RMV.
Oferta e dhënë duhet të dorëzohet me një zarf të mbyllur në arkivin e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bulevardi “Koço Racin” nr.13 Shkup, jo më vonë se data 22.12.2022 deri në ora 15.00