16 Tetor, 2014

KËSHILLA PËR DHURIMIN E GJAKUT NË KLLADOVË –REPUBLIKA E SERBISË

Në organizim të Organizatës qytetare të Kryqit të Kuq Novi Sad dhe Entit për transfuziologji në Vojvodinë në hotelin Gjerdap në Klladovë në periudhën prej 10 – 12 tetor të vitit 2014 u mbajt këshillë ndërkombëtare për dhurim vullnetar të gjakut ku mori pjesë delegacion i përbërë prej përfaqësuesit të Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësues i Institutit për mjekësi transfuziologjike të Shkupit.

Në këshillimin u përfshinë tema nga fusha e të drejtës ndërkombëtare humanitare, u paraqit film për aktivitetet të Kryqit të Kuq Novi Sad për vërshimet në Serbi dhe ndihma e dërguar për popullatën e pësuar, për aktivitetet e Kryqit të Kuq të RM-së dhe të Institutit për mjekësi transfuziologjike në fushën e dhurimit vullnetar të gjakut, aktualitete lidhur me mënyrën e marjes së trombociteve nëpërmjet procesit së citasferës, u mbajt panel diskutim me çështje aktuale të përgatitura nga ekipi për koordinim dhe u mbajt tryezë e rumbullakët ku morën pjesë të gjitha delegacionet dhe prej ku dolën më shumë delegacione.

Në këtë këshillim përskaj nikoqirëve Organizata qytetare të Kryqit të Kuq Novi Sad dhe Entit për transfuziologji të gjakut në Vojvodinë morën pjesë përfaqësues të KKRM-së dhe Institutit për mjekësi transfuziologjike në Shkup, përfaqësues të Organizatës qytetare të KK Osiek R. e Kroacisë dhe përfaqësues të KK Tuzlla Bosnje dhe Hercegovinë.

Në këtë këshillim doli interesim i madh nga ana e të pranishmive para se gjithash për modelin e paraqitur pozitiv të planifikimit dhe organizimit të dhurimit të gjakut në Republikën e Maqedonisë, për Qendrën ditore për dhurimin e gjakut pranë KKRM-së dhe për ekipin për koordinim.

Në kohën e lirë u organizua udhëtim një orësh me Barkën Gjerdap nëpër lumin Danub, dhe u vizitua edhe Hidro – elektrana Gjerdap 1.

 

< kthehu mbrapa