Klubi i diseminuesve të DHN-së në Kryqin e kuq të RM-së
Më 19.02.2019, Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë formoi Klubin e diseminuesve të Së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare (DHN). Klubi përbëhet nga profesorë të ftuar dhe kompetentë dhe persona profesionalë të DHN-së.
Qëllimi i përfshirjes në iniciativën e re të Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë është qasja aktive dhe kompetente për diseminimin, promovimin dhe implementimin e rregullave dhe parimeve humane të Së Drejtës Humanitare Ndërkombëtare, respektivisht të Së Drejtës së Gjenevës dhe Hagës ose, Katër Konventat e Gjenevës së vitit 1949, Protokollet Shtesë I dhe II të vitit 1977 dhe III të vitit 2005, të këtyre dhe konventave të tjera ndërkombëtare që lidhen me mjetet, mënyrën, metodat dhe kategoritë e cenueshme të viktimave në konfliktet ndërkombëtare dhe jo ndërkombëtare dhe fatkeqësitë dhe katastrofat e shkaktuara.
Klubi ka për detyrë të zbatojë aktivitete me qëllim të diseminimit dhe implementimit të DHN-së në vendin tonë, tek popullsia, grupet e cenueshme, të rinjtë, gratë, fëmijët, pensionistët dhe veçanërisht tek personeli në fushën e mbrojtjes, sigurisë, forcat e armatosura, sektori shëndetësor dhe social, arsimi në shkolla, fakultete dhe akademi, gazetarët, pushteti ekzekutiv, pushteti lokal, legjislacioni, gjyqësori. Përveç klubit të formuar, Komiteti Nacional për implementimin e DHN-së me seli në KKRM ka nevojë të pashmangshme për krijimin dhe funksionimin e një trupi operativ me strukturë dhe status të klubit për një qasje të planifikuar dhe të vazhdueshme për diseminimin, edukimin dhe implementimin e DHN-së.