Klubi për personat me invaliditet trupor
Në kuadër të Projektit Përparimi i pozitës së personave me invaliditet trupor, implementuar nga ana e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë Organizata komunale Vinicë, më 09.04.2015 në hapësirat e shtëpisë përkujtimore në Vinicë në mënyrë solemne u lëshua në përdorim Klubi për personat me invaliditet trupor. Projekti u përkrah nga ana e Alijans Uan Maqedoni. Në hapjen ishin të pranishëm sekretari gjenral i Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë, z. Sait Saiti, udhëheqësi i Alijans Uan Maqedoni, z. Harizan Mitrev dhe kryetari i komunës Vinicë z. Emil Donçev.
Solemnitetin e hapi koordinatori i projektit Borisllav Evtimov i cili shkurtimisht mbajti fjalim për rëndësinë e të njëjtit.
Sekretari gjeneral z. Sait Saiti iu dëshiroi punë të përjetshme dhe shumë aktivitete në klub. Mes tjerash e theksoi rëndësinë e projektit i cili është shembull pozitiv i bashkëpunimit partneror dhe përkrahje të aktiviteteve të dobishme shoqërore sociale – humanitare. Sekretari gjeneral dëshiroi që në të ardhmen të thellohet bashkëpunimi mes organizatave dhe institucioneve të kyçura në projekt. Z. Harizan theksoi se kompania e tyre përskaj kujdesit për punë të suksesshme, jep edhe kontribut të posaçm ndaj kujdesit për të gjitha subjektet tjera të cilat e përbëjnë shoqërinë posaçërisht kategoritë e mjeruara të qytetarëve. Kryetari i komunës z. Emil Donçev personave me invaliditet trupor iu dëshiroi shoqërim të mirë në hapësirat e reja të cilat që moti iu munguan.