Konferenca e 10-të rajonale e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe në Kazakistan
Nga 02 deri 04 maj mbahet Konferenca e 10-të rajonale e Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe, organizuar në Almati, Kazakistan, nga ana e Gjysmëhënës së kuqe të Kazakistanit. Në këtë konferencë janë të pranishëm përfaqësues të 53 Shoqatave nacionale të Evropës dhe Azisë Qendrore, në mesin e të cilave edhe Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë.
Qëllimi i Konferencës është gjetja e zgjidhjeve për problemet që janë të përbashkëta në rajon në fushën e ndihmës humanitare dhe kujdesit social, përmes gjetjes së mënyrave për inkurajimin e kontributeve individuale dhe kolektive të Shoqatave nacionale në Evropë dhe në Azinë Qendrore.
Koncepti i temës kryesore është zhvilluar përmes tri nën-temave, si: qëndrueshmëria duke forcuar kapacitetet dhe duke përmirësuar komunikimin; koordinimi dhe bashkëpunimi i Shoqatave në Evropë dhe Azi Qendrore; dhe bashkëpunimi në fushën e migrimit përmes zhvillimit të Strategjisë së migrimit për rajonin me qëllim të krijimit të një hapësire humanitare neutrale, në të cilën do të forcohet qëndrueshmëria dhe përfshirja sociale.