18 Janar, 2021
Kryetari Pendarovski dhuroi gjak
Sot, kryetari i shtetit Stevo Pendarovski së bashku me djalin e tij Ognen dhuruan gjak në Qendrën e Dhurimit të Gjakut në Kryqin e Kuq.
Pandemia Covid-19 ka ulur fatkeqësisht numrin e dhurimeve të gjakut në vend. Le të tregojmë solidaritet dhe humanizëm. Të dhurojmë gjak dhe të shpëtojmë jetën e dikujt. Edhe në këto rrethana, dhurimi i gjakut është i sigurt dhe zhvillohet sipas protokolleve të vendosura në mënyrë rigoroze, tha Kryetari i shtetit Stevo Pendarovski.
Kryetari i shtetit Pendarovski u mirëprit nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të RMV Sait Saiti dhe Drejtori i Institutit të Mjekësisë së Transfuzionit Sadula Useini.