19 Tetor, 2022

Kryqi i Kuq hapi Qendrën për shëndet mendor dhe mbështetje psiko-sociale

Më datë 19.10.2022 Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut hapi Qendër për shëndet mendor dhe mbështetje psiko-sociale. Prioritetet kryesore të Qendrës janë zhvillimi i programeve që synojnë edukimin e publikut të gjerë, destigmatizimin e shëndetit mendor dhe forcimin e qëndrueshmërisë së komunitetit. Krahas këtyre programeve do të ofrohet mbështetje këshillimore dhe edukimi i bashkëmoshatarëve për rëndësinë e shëndetit mendor, si dhe do të organizohen trajnime për të gjitha institucionet – palët e interesuara në menaxhimin e krizave shtetërore.

Në hapjen e Qendrës për shëndet mendor dhe mbështetje psiko-sociale morën pjesë kryetari i Kryqit të Kuq të RMV, z. Romel Velev, bashkëshortja e Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Elizabeta Gjorgievska, ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, znj. Jovanka Trenchevska, Ministri i Shëndetësisë, z. Bekim Sali dhe vullnetarë të tjerë, bashkëpunëtorë dhe partnerë nga institucione të ndryshme.

Të pranishmit i përshëndeti Sekretari i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Sait Saiti, ku theksoi se me hapjen e Qendrës, ne po krijojmë një sistem të bazuar pikërisht në ato nevoja, duke ushqyer marrëdhëniet me palët përkatëse shtetërore dhe sociale. Gjithashtu duam të theksojmë se kemi forcuar rrjetin tonë vullnetar duke trajnuar më shumë se 350 vullnetarë si ofrues të Ndihmës së Parë Psikologjike dhe shërbime të tjera të shëndetit mendor.

< kthehu mbrapa