12 Dhjetor, 2013

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë 12.12.2013 në ora 11:00 i ndau mirënjohjet “Medalja e artë” dhe “Përkrahësi bronzë” në shenjë falënderimi për fituesit për realizimin e nashkëpunimit të frytshëm dhe përkrahjes.

ck[1]Në këtë manifestim fjalim mbajtën z. Sait Saiti – Sekretar gjeneral i Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë i cili ndërkohë theksoi si benefit plotësues i punës sonë se kishim sukses të ndërtojmë efektivitet institucional, promovuam partnerë të rinj, e përparuam avokativitetin dhe diplomacinë tonë humanitare, nëpërmjet aktiviteteve ku ishim të shikuar, të dëgjuar dhe ishim të pranishëm me qëllim përfundimtar, për të ndihmuar njerëzit të cilët kishin nevojë për ne. Punën e përmirësuam me futjen e risive siç janë: evaluimet e përbashkëta, konsultimet për kënaqjen e partnerëve, kontrollim të efekteve të punës sonë tek shfrytëzuesit, promovuam forma të reja, për theksimin e aktiviteteve të përbashkëta me kompanitë.

Njëkohësisht Kryqi i Kuq punoi në qasje të reja për nxitjen e intersit të sektorit korporativ për përkrahjen e punës sonë. Gjithashtu edhe Anëe Trifunovski sekretar shtetëror në Ministrinë e ekonomisë në Republikën e Maqedonisë.

Në shenjë falënderimi për përkrahjen të cilën e sigurojnë partnerët tanë për implementimin e projekteve shoqërore sociale dhe aktivitetet humanitare, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë dy vite me rradhë ndan mirënjohje.

Sekretari gjeneral z. Sait Saiti i ndau mirënjohjet:

“Medalja e artë” iu nda z. Zhivko Mukaetov, Drejtor gjeneral në ALKALOID SHA Shkup në shenjë falënderimi për kontributin e tij personal dhe përkrahjen në realizimin e qëllimeve dhe detyrave të Kryqit të Kuq të RM-së.

“Përkrahësi bronzë” iu nda ALFA BANK, Telekomi i Maqedonisë, Birraria – SHA Shkup dhe Sava Sigurime SHA Shkup në shenjë falënderimi për realizimin e qëllimeve humanitare dhe detyrave të Kryqit të Kuq

< kthehu mbrapa