16 Dhjetor, 2015

KRYQI I KUQ I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NDAU “PËRKRAHËS PLATINI, TË ARTË DHE BRONZË”

Mirënjohje “Përkrahës platini”, “Përkrahës I artë” dhe “Përkrahës bronzë” në shenjë falënderimi për partnerët dhe bashkëpunëtorët për bashkëpunimin dhe përkrahjen e realizuar të frytshme, u ndanë nga ana e KKRM-së në manifestimin zyrtar që u mbajt më 16.12.2015 në orën 11:30 në hapësirat e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë.

Para ndarjes së mirënjohjeve fjalim mbajti z. Sait Saiti – sekretar gjeneral i KKRM i cili theksoi se këtë vit, kur shënojmë 70 vjetorin e formimit të KKRM-së dhe 50 vjet zbatim të parimeve themelore të Lëvizjes ndërkombëtare, për herë të katërt në vazhdimësi KK do të ndajë mirnjohje për kompanitë në shenjë falënderimi për bashkëpunimin dhe përkrahjen partnerore të dobishme.

Këtë vit ndajmë mirënjohje për shtatë kompani me të cilat shënojmë vlera të përbashkëta humanitare nëpërmjet implementimit të projekteve me interes shoqëror. Falënderim të madh për kompanitë dhe menaxhuesit e lartë, të cilëve do t’ju ndajmë mirënjohjet e Kryqit të kuq: “Përkrahës platini” për EVN Maqedoni SHA Shkup, mirënjohjen “Përkrahës i artë” kompanive Alkaloid SHA Shkup dhe ProKredit Banka, si dhe “Përkrahës bronzë” kompanive: Stopanska Banka SHA Shkup, Transmet, Studio Moderna dhe Ramstor në shenjë falënderimi për realizimin e qëllimeve dhe detyrave humanitare të Kryqit kuq.

Përkrahjen të cilën e siguron Kryqi i kuq i RM-së nga këto kompani të suksesshme, paraqet shembull pozitiv, për çka shpresojmë që edhe kompanitë tjera të mëdha në vend do ta përcjellin punën shoqërore përgjegjëse edhe në të ardhmen do të njihen si partnerë strategjik në familjen e madhe të “përkrahësve” të misionit humanitar të KKRM-së për përkrahjen efikase dhe përfaqësimin e interesave të popullatës së mjeruar.

< kthehu mbrapa