Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup në mënyrë publike shpall Kërkesë për gru,bullimin e ofertave nr.1/2020
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut – Shkup në mënyrë publike shpall
Kërkesë për gru,bullimin e ofertave nr.1/2020
Furnizues: Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me seli në Blvd. Koço Racin nr. 13, Shkup, tel.02 3114 – 355.
Ofertues: Çdo person juridik i regjistruar për të kryer aktivitetin në përputhje me subjektin e furnizimit.
Përshkrimi i furnizimit: Projketi – Aktivitete të Kryqit të Kuq të RMV-së për përgjigje ndaj COVID 19, mbështetur nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (Marrëveshja me Federatën Ndërkombëtare Nr. 3LMX023732 dhe Shtojcën e Marrëveshjes Nr. CLMX025889).
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë Veriore fton të gjithë ofertuesit e interesuar të kualifikuar në mënyrë të përshtatshme të paraqesin oferta të mbyllura për:
- Pako me ushqim – familjare;
- Pako me mjete për higjienë – familjare.
Çdo ofertues i interesuar mund të paraqesë një ofertë për cilindo nga pikat e mësipërme në përshkrimin e furnizimit.
Dokumentacioni i furnizimit që përmban përshkrimin e furnizimit, udhëzimet për ofertuesit (specifikimet ose dokumentet speciale), kushtet e përgjithshme dhe speciale të kontratës për ofertuesin, mund të merren në Kryqin e Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga 19.10.2020 deri më 22.10.2020, në periudhën prej 11:00 deri në 15:00 (në arkivat e Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut).
Ofertat e plota teknike dhe financiare duhet të dorëzohen në zarfe speciale të mbyllura (formati A4, i bardhë), të shënuar MOS E HAP dhe një thirrje për Kërkesën për oferta nr. 1/2020, në adresën e mësipërme çdo ditë nga ora 11:00 deri në 15:00, jo më vonë se 22.10.2020 deri në ora 15:00.
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut mban të drejtën të pranojë ose refuzojë ndonjë prej ofertave pa dhënë ndonjë shpjegim dhe nuk është i detyruar të pranojë ofertën më të ulët.
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut
Komisioni për furnizime
Specifikacion teknik për Kërkesë për grumbullimin e ofertave nr.1/2020
Lënda e funrizimit: Pako me ushqim
|
Furnizim |
Specifikacion |
Sasia |
|
1. |
Pako me ushqim |
Miell tip 400 5/1 paketim |
1 |
3.470 pako |
Sheqer 1 kg. |
1 |
|||
Vaj për ushqim 1 lit. |
2 |
|||
Kripë 1 kg. |
1 |
|||
Oriz 1 kg. |
1 |
|||
Groshë 450 gr. Paketimi |
1 |
|||
Peshk i konservuar 90 gr. |
6 |
|||
Ushqim i gatshëm i konservuar 400 gr. |
4 |
|||
Brumëra 500 gr. |
2 |
|||
Tharm i thatë 10 gr. |
10 |
|||
Çaj filtër 20/1 |
2 |
|||
|
|
|
|
Përmbajtja e ofertës:
– Emri, adresa dhe selia e ofertuesit
– Përshkrimi i furnizimit të ofertuar
– Çmimi individual dhe total me TVSH të llogaritur dhe detyrime të tjera
– Afati, mënyra dhe kushtet e pagesës
– Afati i dorëzimit
Dokumentacioni i duhur:
– Certifikata e regjistrimit të veprimtarisë;
– Prova e aftësisë paguese nga Regjistri Qendror;
– Dëshmi se nuk ka filluar ndonjë procedurë falimentimi ose likuidimi;
– Certifikatë nga Drejtoria e të Ardhurave Publike për taksat e paguara, kontributet dhe detyrat e tjera publike;
– Certifikatë që nuk është shqiptuar asnjë masë e sigurisë përfundimtare me aktgjykim të formës së prerë – ndalim për të kryer veprimtari;
- Pasqyrë e ndërmarrjeve me të cilat është krijuar bashkëpunim, dmth. se ata janë furnitorët e tyre;
Kushte të posaçme:
- Vërtetim i qarkullimit vjetor të fondeve të ofertuesit në vitin e fundit të paktën 10,000,000 euro
- Garanci bankare për sigurimin e furnizimit (kur lidhni kontratë me ofertuesin më të favorshëm) 10% të vlerës totale të furnizimit.
- Oferta duhet të shoqërohet nga një kopje e secilit produkt të ofruar individualisht. Kryqi i Kuq i RMV-së nuk paguan për kopjet e ofruara dhe nuk është i detyruar t’i kthejë ato ofertuesit.
- Afati i ruajtjes së produkteve të ofruara nuk duhet të jetë më i shkurtër se 1 vit
- Dorëzim falas me kërkesë të klientit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Koha e dorëzimit 5 ditë nga marrja e porosisë me shkrim.
Ofertat që nuk përmbajnë dokumentacionin e kërkuar nuk do të merren parasysh.
Specifikacion për Kërkesë për grumbullimin e ofertave nr.2/2020
Lënda e furnizimit: Pako me mjete për higjienë
|
Furnizimi |
Specifikacioni |
Sasia |
|
1. |
Pako me mjete për higjienë |
Detergjent për larje në maqinë 3 kg. |
1 |
3.470 pako |
Shampon për larjen e flokëve 1 lit. |
1 |
|||
Sapun për në toalet 50 gr. |
2 |
|||
Letër për toalet 4/1 |
1 |
|||
Pastë për dhëmbë 50 ml. |
2 |
|||
Brusha për dhëmbë |
4 |
|||
Kremë për rroje 50 ml. |
1 |
|||
Zhileta për rroje 5/1 |
1 |
|||
Faculeta të lagura 72/1 |
2 |
|||
Detergjent për larjen e enëve 450 ml. |
1 |
|||
Pambuk higjienik 10/1 |
1 |
|||
|
|
|
|
Përmbajtja e ofertës:
– Emri, adresa dhe selia e ofertuesit
– Përshkrimi i furnizimit të ofruar
– Çmimi individual dhe total me TVSH të llogaritur dhe detyra të tjera