18 Janar, 2016

KRYQI I KUQ I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SIGURON MBËSHTETJE PËR MIGRANTËT DHE REFUGJATËT

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë, në partneritet me Komisarin e Lartë për Refugjatë pranë Kombeve të Bashkuara (UNHCR) dhe Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe është përfshirë në mënyrë aktive në mbështetjen e migrantëve që tranzitojnë nëpër vendin tonë.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë është i pranishëm në dy kalimet kufitare në Gjevgjeli dhe Tabanoc për 24 orë, me 11 ekipe të lëvizshme, për t’u ofruar ndihmë migrantëve që tranzitojnë nëpër vendin tonë.

Numri i përgjithshëm i anëtarëve të ekipeve arrin 206, të cilët janë në përbërje të punonjësve, mjekëve dhe paramedikëve, anëtarëve dhe vullnetarëve të Kryqit të Kuq, të cilët janë trajnuar për punë në Shërbimin e Kryqit të Kuq për Gjurmimin e personave të zhdukur.

Kryqi Kuq i Republikës së Maqedonisë, gjatë periudhës nga 11-17 janar të vitit 2016 distribuoi: 8.750 shishe uji të pijshëm, 337 pako me artikuj ushqimor, 691 pako me mjete higjienike, 2550 mushama per shi 3100 copa të shalleve, kapelave dhe dorezave, 985 xhaketa, 459 palë çizme, 3770 kupa çaj, 2.711 racione supë, kurse 3.652 personave u është dhënë ndihma e parë.

migrants6

migrants5

migrants4

migrants3

migrants2

< kthehu mbrapa