Red Cross Shape
KRYQI I KUQ I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SIGURON MBËSHTETJE PËR MIGRANTËT DHE REFUGJATËT

2016-02-01

KRYQI I KUQ I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SIGURON MBËSHTETJE PËR MIGRANTËT DHE REFUGJATËT

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë, në partneritet me Komisarin e Lartë për Refugjatë pranë Kombeve të Bashkuara (UNHCR) dhe Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe është përfshirë në mënyrë aktive në mbështetjen e migrantëve që tranzitojnë nëpër vendin tonë.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë është i pranishëm në dy kalimet kufitare në Gjevgjeli dhe Tabanoc për 24 orë, me 11 ekipe të lëvizshme, për t’u ofruar ndihmë migrantëve që tranzitojnë nëpër vendin tonë.
Numri i përgjithshëm i anëtarëve të ekipeve arrin 206, të cilët janë në përbërje të punonjësve, mjekëve dhe paramedikëve, anëtarëve dhe vullnetarëve të Kryqit të Kuq, të cilët janë trajnuar për punë në Shërbimin e Kryqit të Kuq për Gjurmimin e personave të zhdukur.

Kryqi Kuq i Republikës së Maqedonisë, gjatë periudhës nga 25-31 janar të vitit 2016 distribuoi: 14.760 shishe uji të pijshëm, 2.103 pako me artikuj ushqimor, 1.482 pako me mjete higjienike, 4.883 copa të shalleve, kapelave dhe dorezave, 1.690 xhaketa, 693 palë çizme, 1.485 batanie, , 2.352 pampersa per foshnja, 4.025.kupa çaj, 4.295 racione supë, kurse 4.013 personave u është dhënë ndihma e parë.

Други вести

Саити оствари средба со претседателката на МФЦК/ЦП, Кејт Форбс
Обука за воспоставување семејни врски / Служба Барање – основно ниво
Работилница за психо-социјална поддршка на онколошки пациенти

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026