15 Shkurt, 2016

KRYQI I KUQ I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SIGURON MBËSHTETJE PËR MIGRANTËT DHE REFUGJATËT

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë, në partneritet me Komisarin e Lartë për Refugjatë pranë Kombeve të Bashkuara (UNHCR) dhe Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe është përfshirë në mënyrë aktive në mbështetjen e migrantëve që tranzitojnë nëpër vendin tonë.

Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë është i pranishëm në dy kalimet kufitare në Gjevgjeli dhe Tabanoc për 24 orë, me 11 ekipe të lëvizshme, për t’u ofruar ndihmë migrantëve që tranzitojnë nëpër vendin tonë.

Numri i përgjithshëm i anëtarëve të ekipeve arrin 240, të cilët janë në përbërje të punonjësve, mjekëve dhe paramedikëve, anëtarëve dhe vullnetarëve të Kryqit të Kuq, të cilët janë trajnuar për punë në Shërbimin e Kryqit të Kuq për Gjurmimin e personave të zhdukur.

Kryqi Kuq i Republikës së Maqedonisë, gjatë periudhës nga 08-14 shkurt të vitit 2016 distribuoi: 5.061shishe uji të pijshëm, 892 pako me artikuj ushqimor, 1.025 pako me mjete higjienike, 2.557 copa të shalleve, kapelave dhe dorezave, 2.260 mantila per shi, 1.072 xhaketa, 760 palë çizme, 1.256 batanie, 2.925 kupa çaj, 3.211 racione supë, kurse 2.300 personave u është dhënë ndihma e parë.

< kthehu mbrapa