KRYQI I KUQ I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SIGURON MBËSHTETJE PËR MIGRANTËT DHE REFUGJATËT
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë, në partneritet me Komisarin e Lartë për Refugjatë pranë Kombeve të Bashkuara (UNHCR) dhe Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe është përfshirë në mënyrë aktive në mbështetjen e migrantëve që tranzitojnë nëpër vendin tonë.
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë është i pranishëm në dy kalimet kufitare në Gjevgjeli dhe Tabanoc për 24 orë, me 11 ekipe të lëvizshme, për t’u ofruar ndihmë migrantëve që tranzitojnë nëpër vendin tonë.
Numri i përgjithshëm i anëtarëve të ekipeve arrin 264, të cilët janë në përbërje të punonjësve, mjekëve dhe paramedikëve, anëtarëve dhe vullnetarëve të Kryqit të Kuq, të cilët janë trajnuar për punë në Shërbimin e Kryqit të Kuq për Gjurmimin e personave të zhdukur.
Kryqi Kuq i Republikës së Maqedonisë, gjatë periudhës nga 29 shkurt deri me 06 mars të vitit 2016 distribuoi: 13.929 shishe uji të pijshëm, 925 pako me artikuj ushqimor, 502 pako me mjete higjienike, 2.220 batanije, 1.515 copa të shalleve, kapelave dhe dorezave, 3.769 qumesht me cokolade,725 mantila per shi, 1 823 xhaketa, 1 693 palë çizme, 2.568 veshmbathje e mbrendeshme dhe corapa, 3.175 kupa çaj, 4.250 racione supë, 118 kg detergjent per rroba,592 ushqim per foshnja, 183 canta, 6.548 kane flejtur gjate kesaj periudhe kurse 5 550 personave u është dhënë ndihma e parë.