30 Dhjetor, 2015

KRYQI I KUQ I RM SIGURON PËRKRAHJE PËR EMIGRANTËT DHE TË IKURIT

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në partneritet me Komesariatin e lartë për të ikurit (UNHCR) dhe me Federatën ndërkombëtare të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe në mënyrë aktive është kyçur në përkrahjen e emigrantëve të cilët kalojnë nëpër vendin tonë.

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në dy pikëkalimet kufitare në Gjevgjeli dhe Tabanoc është në teren 24 orë me 11 ekipe mobile në përkrahje të emigrantëve të cilët kalojnë nëpër vendin tonë.

Numri i përgjithshëm i personave në ekipet është 176, të cilët janë të përbërë prej të punësuarve, mjekëve dhe paramedikëve, anëtarëve, vullnetarëve të Kryqit të kuq, të cilët janë të trajnuar për punë në Shërbimin për kërkimin e personave të zhdukur pranë Kryqit të kuq.

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në periudhën prej 14 – 27 dhjetor shpërndau: 9 120 shishe me ujë për pije, 1 941 pako me prodhime ushqimore, 410 pako me mjete higjienike, 782 copë pelena për foshnje, 765 qumësht me çokolatë, 1 592 batanie, 801 xhaketa, 3 110 çaj, 1 250 supë dhe 5 999 personave iu dha ndihma e parë.

< kthehu mbrapa