Red Cross Shape
KRYQI I KUQ I RM SIGURON PËRKRAHJEN PËR EMIGRANTËT

2015-12-22

KRYQI I KUQ I RM SIGURON PËRKRAHJEN PËR EMIGRANTËT

Gjatë gjithë vitit Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë siguron përkrahje intenzive për emigrantët të cilët kalojnë nëpër Republikën e Maqedonisë në rrugëtimin e tyre kah vendet e evropër perëndimore. Aktivitetet e Shoqatës nacionale zbatohen nga ana e rreth 200 vullnetarëve dhe të punësuarve të cilët vazhdimisht gjatë gjithë ditës sigurojnë përkrahje për emigrantët më të mjeruar në qendrat për pranim afër kalimeve kufitare në Gjevgjeli (R. Greqisë) dhe Tabanoc (R. Serbisë). Aktivitetet e Kryqit të kuq të Republikës së Maqedonisë janë përkrahur nga më shumë donatorë të vendit dhe ndërkombëtarë.

Përkrahja e Shoqatës nacionale për emigrantët është në formë të sigurimit të ushqimit, pakove higjienike, ndihma e parë, zbatimi i lidhjeve familjare etj.

Dëshirojmë t’Ju informojmë se gjatë muajit dhjetor të vitit 2015 dhe janar 2016 emigrantëve do t’u shpërndahen 15 000 pako me prodhime ushqimore të siguruara nga ana e popullit të Japonisë në kuadër të implementimit të Apelit për përkrahjen e popullatës emigruese të Federatës ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe. Në këtë drejtim Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë shpreh falënderim për popullin dhe Qeverinë e Japonisë për përkrahjen e siguruar.

Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë vazhdon ta përcjellë situatën me emigrantët dhe rregullisht i implementon aktivitetet e parapara për përkrahjen e këtij grupi qëllimor në bashkëpunim me organizatat partnere.

Други вести

Оглас – Стручен соработник за финансиско работење во Црвен крст на Република Северна Македонија – Сметководител на организацијата
Оглас – Самостоен стручен соработник за финансиско работење во Црвен крст на Република Северна Македонија
21 Мај – Денот на осамостојувањето на Црвен крст на Република Северна Македонија

ПРИНЦИПИ

Logo unhcrLogo pivaraLogo NLBLogo IOM UNLogo grad skopjeLogo Austria federal ministryLogo АлкалоидLogo https://www.ifrc.org/Logo ICRCLogo ЗдравствоLogo МериотLogo EULogo Swiss redcrossLogo Austrian red crossLogo ADALogo Министерство за здравствоLogo ZSDLogo МТСПLogo RamstoreMallLogo A1Logo Комерцијална Банка АД СкопјеLogo Telekom
https://www.facebook.com/CrvenKrstNaRepublikaSevernaMakedonijahttps://www.youtube.com/@redcrossoftherepublicofnor9640

Kryqi i Kuq i Republikë së Maqedonisë ©. All rights reserved.2026