Kryqi i Kuq i RSM dhuroi një donacion me vlerë prej 320,000 euro
Me rastin e Ditës Botërore të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, si dhe Ditës së Pavarësisë së Kryqit të Kuq të Republikës së Maqedonisë së Veriut që u shënuan muajin e kaluar, Kryqi i Kuq i RMV-së dhuroi tridhjetë e pesë respiratorë jo-invazivë me pajisje ndihmëse të plota, si dhe prospekte dhe trajnime video për përdorimin e tyre nga kompania zvicerane BCD microtechnique SA me vlerë 320,000 CHF Ministrisë së Shëndetësisë.
Respiratorët jo-invazivë të marrë do të shpërndahen në Dellçevë (3), Strumicë (4), Veles (5), Ohër (4), Kavadar (2), Manastir (5), Jasenovë (2), Negotinë (2), Kërçovë (3), Gjevgjeli (3) dhe Koçan (2).
Për më tepër, Kryqi i Kuq dhuroi 60 shkafe medicinale, gjashtëdhjetë çarçafë, mjete për dezinfektim dhe higjienë për Klinikën për Traumatologji, Sëmundje Ortopedike, Anestezi, Reanimacion dhe Kujdes Intensiv dhe Qendra e Urgjencës (TOARILUC)
Kjo është edhe një dëshmi tjetër se partneriteti dhe bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë vazhdon. Ndjenja dhe ambicia e Kryqit të Kuq për të treguar një komponent me përgjegjësi shoqërore është këtu. Ne do të vazhdojmë sepse e vlerësojmë që duhet të jemi afër të gjitha institucioneve sepse me kapacitetet tona mund të ndihmojmë për një përgjigje më të mirë ndaj të gjitha sfidave të shkaktuara nga KOVID-19.