23 Shtator, 2019

Kryqi i Kuq në Aksion – Promovimi i Vlerave Humane Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Çdo vit në kuadër të Programit “Kryqi i Kuq në Aksion – Promovimi i Vlerave Humane” (KKA–PVH), shënohet Java e Promovimit të Vlerave Humane nga 21 deri më 27 shtator. Këtë vit organizojmë një Defile PVH më 25 shtator duke filluar nga ora 11.00, në secilin qytet të vendit. Të gjithë së bashku, fuqimisht të përcjellim mesazhin për përfshirje, bashkëjetesë, tolerancë dhe paqe.

Të Rinjtë do të organizojnë punëtori kreative në të cilat do të përgatisin mesazhe për përfshirje, paqe, mirëkuptim me moton “Дефилирај, не се фолирај!” Defilo, mos u shtir!”

 

Programi “Kryqi i Kuq në Aksion – Promovimi i Vlerave Humane” (KKA–PVH) është një vegël nacionale për tërheqjen (joshjen) dhe mbajtjen e vullnetarëve në Kryqin e Kuq të R. së Maqedonisë së Veriut.

Të Rinjtë marrin trajnim për vlerat e Kryqit të Kuq, mësojnë për kulturën si sistem vlerash, për kulturën e dialogut si parakusht themelor për ndërtimin e një shoqërie inter-kulturore. Ata gjatë këtyre trajnimeve marrin gjithashtu njohuri praktike si të përgatisin projekte të vogla për të mirën e komunitetit në të cilin jetojnë, dhe me këtë rast ata janë të inkurajuar që të përdorin kapacitetet e tyre për përgatitjen e projekteve të cilat ndihmojnë popullsinë e prekur.

Gjatë ciklit të vitit 2019 trajnimin e përfunduan 1100 të rinj dhe u përgatitën 150 projekte të vogla për të mirën e komuniteteve në të cilat ata jetojnë. Përmes këtyre projekteve ata ndihmuan dhe mbështetën rreth 3.800 persona të kategorive të ndryshme të rrezikuara, duke investuar rreth 34.000 orë vullnetare.

< kthehu mbrapa