Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë në aksionin për shpëtimin e planetit Tokë
Vitin e nëntë me radhë, Maqedonia është përfshirë në shënimin e aksionit më të madh ekologjik në botë “Ora e planetit Tokë”, kur në ora 20:30 sipas kohës lokale, në periudhë prej një ore u fundosën në errësirë mbi 180 vende dhe 7000 qytete anembanë botës. Ky është viti i katërt që si pjesë e këtij aksioni është edhe Kryqi i kuq i Republikës së Maqedonisë.
Siç do të udhëtojë aksioni nëpër zonat e orëve, me miliona njerëz anembanë botës përmes fikjes simbolike të ndriçimit në periudhë prej një ore do të dërgojnë mesazh për shpëtimin e planetit Tokë, së bashku do të ndikojnë në ndryshimet klimatike, por dhe do të ndërgjegjësojnë njerëzit për problemin e lidhur me uljen e biodiversitetit!
Për këtë qëllim, sivjet kishte disa aktivitete me moton “Lidhu me planetin”. Një prej tyre ishte ngjarja ditore që u mbajt më 24 mars e quajtur “Pemë për planetin Tokë” përmes së cilës janë mbjellë mijëra pemë në pothuaj të gjitha lokacionet të caktuara nga vetëqeverisjet lokale si më kritike.
Sivjet kemi një numër rekord të lokacioneve që u fundosën në errësirë për “Orën e planetit Tokë”, gjegjësisht mbi 80 lokacione të konfirmuara nëpër tërë republikën tonë. Në zonën qendrore të qytetit, mbështetur nga Qyteti i Shkupit, në errësirë u fundosën Sheshi Maqedonia me përmendoret, Porta Maqedonia, Rruga Maqedonia, Ura e Gurit, Kalaja e Shkupit, Teatri Popullor i Maqedonisë, Muzeu i Luftës Maqedonase, Muzeu Arkeologjik, objekti i AKE-së, Kolonada, Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Sheshi Nënë Tereza dhe Filipi II, Ura “Syri” dhe Ura e Artit. Në Ohër në errësirë u fundosën Kisha Shën Jovan Kaneo dhe Kalaja e Samoilit, u organizua edhe një maratonë nate në 5 kilometra, dhe në Pehçevë në errësirë u fundos shtegu i fundit i adrenalinës në Maqedoni. Aktivitete të ngjashme janë realizuar edhe në vendet më karakteristike të qyteteve: Berovë, Demir Hisar, Gostivar, Kavadar, Kërçovë, Krushevë, Kumanovë, Ohër, Prilep, Radovish, Resnjë, Strugë, Strumicë, Veles etj.