
19 Maj, 2014
Kumtesë për aksionin humanitar dedikuar për të pësuarit nga vërshimet në Serbi dhe B dhe H
Të nderuar,
Kryqi i Kuq i RM-së pas aktiviteteve të ndërmarra gjatë ditës që kaloi Ju informojmë:
- Në linjat telefonike për donacion të Kryqit të Kuq dhe tre operatorëve celular 075/070/077 143 400, Ju informojmë se nga hapja e linjeve për nëntë orë jo të plota janë grumbulluar 1 420 700 denarë.
- Pika për grumbullim Momin potok është e hapur prej orës 8:00 deri në ora 18:00, kontakt telefoni 30962227. Gjithashtu jashtë Shkupit, për donacione janë hapur zyrat lokale të Kryqit të Kuq.
- Për shkak të kyçjes së madhe nga ana e qytetarëve dhe kompanive Kryqi i Kuq që nga neser do të hapë pika plotësuese në Dare Xhambaz, prej orës 8:30 – 17:00.
- Për shkak të numrit të rritur të interesimit për donacion financiar 300000001327966 NT 4030984271620 Banka Komerciale
- Telefonat kujdestar për informacione: 3139578 Kryqi i Kuq i qytetit të Shkupit çdo ditë prej orës 8:00 – 20 dhe 3114355 Kryqi i Kuq i RM-së çdo ditë pune prej orës 8:00 – 16:00
Për vijimet dhe rezultatet e aksionit opinioni do të informohet në kohë dhe në mënyrë adekuate.
Kryqi i Kuq i RM-së