19 Tetor, 2022

Kupa për Organizatën kamunale të Kryqit të Kuq të Ohër

Në kuadër të programit PHV, më 17 Tetor në Ohër, Organizatës kamunale të Kryqit të Kuq Ohër iu dorëzua çmimi për vendin e parë dhe kupa për rezultatet më të mira të arritura në programin e sivjetshëm PHV. Vendi i dytë i takoi Organizatës kamunale të Kryqit të Kuq Strumicë, ndërsa vendi i tretë Organizatës kamunale të Kryqit të Kuq Qendër. Nga gjithsej 120 projekte të vogla të përfunduara, këto tri organizata lokale të Kryqit të Kuq treguan rezultatet më të mira.

Të 800 të rinjtë e përfshirë kanë dhënë më shumë se 25,000 orë vullnetare dhe kanë treguar se janë liderë në njerëzim. Ata bënë lëkundje për personat me nevoja të veçanta, ndërtuan shtëpi, mbollën pemë, rinovuan dhoma, bënë parqe me ulse ,punuan në projekte ndërkulturore, mblodhën para për operacione të ndryshme… e lehtësuan jetën e përditshme, ndihmuan dhe ndryshuan jetë për sa më mirë.

Ata ndryshuan rutinën e tyre të përditshme, dolën nga zona e tyre e rehatisë dhe u bënë një version më i mirë i vetes.

Urime të gjithë të përfshirëve në ciklin e PHV-së të këtij viti për rezultatet e arritura në nivel lokal dhe për rrjedhojë në nivel kombëtar.

< kthehu mbrapa