Kurs i realizuar për ligjerues dhe demonstratorë për ndihmë të parë për kandidatë për vozitës
Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë së Veriut më 20-21.03.2021 mbajti kursin e dytë për vitin 2021 për demonstratorët dhe ligjëruesit për kurset e ndihmës së shpejtë për drejtuesit e automjeteve motorike.
Trajnimi u zhvillua në mjediset e Kryqit të Kuq të RMV, në kushte të kontrolluara rreptësisht në përputhje me protokollin për kryerjen e trajnimeve dhe kurseve të përshkruara nga Qeveria e RMV. Të gjithë të pranishmit u pajisën me maska mbrojtëse dhe mjete për dezinfektim dhe para fillimit të trajnimit u mat temperatura e trupit të të pranishmëve dhe një plotësim i detyrueshëm i një formulari të anketës epidemiologjike.
Në trajnim morën pjesë gjithsej 16 kandidatë nga 7 organizata komunale të Kryqit të Kuq (OKKK Resnjë, OKKK Kumanovë, OKKK Berovë, OKKK Kërçovë, OKKK Tetovë, OKKK Gostivar dhe OKKK Manastir) dhe Kryqi i Kuq I qytetit të Shkupit, nga të cilët 12 kandidatë për ligjërues dhe 4 kandidatë për demonstratorë.
Me këto trajnime, Kryqi i Kuq i RMV synon të krijojë një staf të ri të ligjëruesve dhe demonstratorëve cilësorë të cilët do të transferojnë si duhet dhe në mënyrë të duhur njohuritë e tyre në fushën e ndihmës së parë tek kandidatët për shoferë të automjeteve motorike.