17 Shtator, 2015

Lajmërim: Gara shtetërore e XXIV e ekipeve nga ndihma e parë 19.09.2015 – Kriva Pallankë

           Gara shtetërore e XXIV-të nga ndihma e parë organizohet në vitin kur Kryqi i kuq i R. së Maqedonisë shënon 70 vjetorin e formimit dhe veprimit dhe 20 vjet anëtarësi me të drejtë të plotë në Federatën ndërkombëtare të shoqatave nacionale të Kryqit të kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe. Këtë vit do të mbahet më 19.09.2015 (e shtunë) në Kriva Pallankë nën moton “Ndihma e parë në kushte të krizës me emigrantë”. Edhe sot si në shumë vite më parë ballafaqohemi me shumë sfida e para se gjithash me emigrantët të cilët kalojnë nëpër Republikën e Maqedonisë dhe të cilëve iu nevojitet dhënia e ndihmës së parë, ndërsa Kryqi i kuq qëndron në këmbë edhe para kësaj sfide.

            Gara ka për qëllim ta promovojë ndihmën e parë tek popullata e re dhe në opinionin e gjërë, duke theksuar komponentën humanitare që është me rëndësi të çmueshme për mundësimin e përditshmërisë së sigurt.

            Gjithsej 25 ekipe të cilat i përfaqësojnë organizatat komunale të Kryqit të kuq nga i gjithë territori i RM-së do të garojnë në dhënien e ndihmës së parë gjatë llojeve të ndryshme të lëndimeve të paraqitura në mënyrë reale. Rinia gjithashtu do të kenë mundësi t’i tregojnë dituritë e tyre nga fusha e diseminimit dhe aftësitë në lojërat me karakter argëtues. Vendet e punës nga ndihma e parë dhe vendet e punës nga garimi me karakter argëtues do të jenë përskaj Kejit në Kriva Rekë në rajonin qendror të qytetit.

            Hapja solemne është caktuar në ora 10:00, ndërsa gara fillomn në 10:30 më 19 shtator të vitit 2015.

natprevar

< kthehu mbrapa