LAJMËRIM PËR TË NDIHMUAR POPULLATËN E CILA PËSOI NGA PËRMBYTJET NË RAJONET E MAQEDONISË
Të rreshurat e shiut dhe rritja e ujit në lumenjt në vend, shkaktuan vërshime në vende të banuara dhe në tokat kultivuese në disa rajone të vendit. Të rrshurat shkaktuan dëme materiale, të cilat drejtpërsëdrejti e goditën popullatën me çka menjëherëinstitucionet kompetente ndërmorën masa adekuate për lehtësimin e pasojave të nxitura nga të përmbytjet. Kryqi i kuq i RM-së në pajtueshmëri me kapacitetet e veta menjëherë u kyç në sanimin e pasojave nga përmbytjet, me çka familjeve më të goditura iu ndanë ndihma në ushqim, mjete për higjienë, batanie, shtretër dhe ujë për pije.
Kryqi i kuq i RM-së duke parë situatën në rajonet e përmbytura vazhdoi me veprim për të siguruar ndihmë për popullatën e mjeruar. Në këtë moment vihet nevoja për sigurimin e sasisë së nevojshme të ujit për pije për popullatën në Strumicë, Çeshinovë – Obleshevë, Shtip, si dhe në rajone tjera të cilat për shkak të daljes së lumenjve nga shtrati uji nuk është i pijshëm. Në pajtueshmëri me vlerësimin e bërë, për momentin ka nevojë për ndihmë me ujë për pije dhe mjete për higjienë (mjete për dezinfektim). Ndihmën kompanitë mund ta dorëzojnë në Shkup në depon e Kryqit të kuq të RM-së në Momin Potok, me adresë rr. Momin Potok p.n. tel: 3114-355. Subjektet juridike dhe qytetarët e interesuar në mënyrë plotësuese mund të kyçen edhe me sigurimin e ndihmës në të holla: – Xhiro llogaria e Fondit të solidaritetit 30000000 NT 4030984271620 – Banka komerciale – Dhurim i 100 denarëve me thirrje në tel: 075/070/077 143 400 Aksioni humanitar fillon prej 03.02.2015 dhe vazhdon deri më 15.02.2015. Për vijimin dhe rezultatet e aksionit opinioni do të jetë i lajmëruar në kohë dhe në mënyrë adekuate. Kryqi i kuq i RM-së shpreh falënderim të madh deri tek qytetarët për interesin dhe përgatitjen që të kyçen në lehtësimin e pasojave të shkaktuara nga përmbytjet. Kryqi i kuq i RM-së në mënyrë plotësuese do të informojë për nevoja eventuale nga kyçja e qytetarëve për sigurimin e ndihmës materiale konkrete.